Ngjarja e pestë me radhë TEDxBaSSalon në temën “Open Data & the Hacking movement” u mbajt në hapësirat e Biznes akademisë – Smilevski. U prezantuan shembuj të sukseshëm të shfrytëzimit të të dhënave të hapura (open data), u bë edukimi i pjesëmarrësve për përparësitë e “hakimit qytetar”, për qasjen e hapur në informata dhe hakimin si vegël për zgjidhjen e problemeve tona të përditshme dhe atyre shoqërore.

tedxsalon2Sipas Ratko Trajkovskit, i cili mori pjesë në ngjarje, kjo është një mundësi e shkëlqyer për intelektualët e rinj që duan t’i zgjerojnë horizontet e tyre. “Përmbajtja e diskutimeve, debateve, por edhe mospajtimet janë material i shkëlqyeshëm për të gjithë ata që janë të varur nga “food for thought” (materiali për të menduar)”, thotë Ratko.

Me të pajtohet edhe Bojan Ristovski, i cili konsideron se në këtë mënyrë këmbehen ide që përputhen. “N ë vija të shkurta: bëhet afrimi i intelektualëve dhe i njerëzve me përvojë të madhe si dhe zgjohet iniciativa qytetare”, thotë Bojani.

tedxsalon1Mysafirë nderi në ngjarje ishin mr. Predrag Tasevski, themelues i Cybersecurity.mk, Goran Rizaov dhe Dona Xhambaska si përfaqësues të Fondacionit Metamorfozis, ndërsa moderator ishte Damjan Nikollovski.

Në ngjarje u shfaqën TED fjalime në lidhje me open data & the hacking movement, dhe pas çdo fjalimi mysafirët e nderit dhe publiku diskutuan për temat dhe këmbyen ide.

Ndaje: