Kërkojmë gazetar/e me entuziazëm dhe këmbëngulje të mjaftueshme që dëshiron nëpërmjet punës së tij/saj të ofrojë perspektivë të re mbi ngjarjet dhe zhvillimet në Maqedoni dhe të eksperimentojë me mënyra të reja të paraqitjes të përmbajtjeve në internet.

Preferohet që kandidatët/et të kenë përvojë në gazetari, por ky nuk është faktor vendimtar. Më me rëndësi është të gjejnë mënyra të reja inovative për t’i përpunuar dhe prezantuar temat, të duan ta mësojnë gazetarinë e bazuar në të dhëna dhe të përgatisin dhe të prodhojnë vizualizime të të dhënave dhe të përdorin mënyra të reja për përfshirjen e publikut.

Gazetari/ja do t’i bashkohet ekipit të gazetarëve në agjencinë e lajmeve “Meta.mk” për një kohë të caktuar me mundësi për vazhdim të kontratës.

Kandidatët duhet të dërgojnë CV dhe një letër të shkurtër motivimi në formë elektronike në konkurs@meta.mk jo më vonë se 15.03.2019.

 

Fondacioni Metamorfozis beson se duke e potencuar përkushtimin ndaj barazisë gjinore, rritet efikasiteti i projekteve deri në maksimum, forcohet organizata, përmirësohen resurset programore dhe koordinimi me partnerët e brendshëm dhe të jashtëm. Në Metamorfozis kujdesemi për përputhjen e plotë me ligjet dhe politikat kombëtare që kanë të bëjnë me gjininë dhe punën, për barazi gjinore në qasjen në mundësitë për trajnim, arsimim, pjesëmarrjen në procesin e vendimmarrjes dhe që kontributet e grave dhe të burrave të jenë të dukshme dhe të vlerësuara.

Ndaje: