Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, Qendra për zhvillimin e rajonit planifikues të Pollogut dhe Këshilli i Qarkut Elbasan
Në kuadër të projektit
“Projekti për avancimin e turizmit bashkëkohor STEP”
shpallin

Thirrje për dhënien e granteve të vogla të veprimit

Afati i fundit për dorëzim: 26 gusht 2019

1. Hyrje

Projekti “Projekti për avancimin e turizmit bashkëkohor – STEP” (ang. Smart Tourism Enhancement Project – STEP) zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis në partneritet me “Qendrën për zhvillimin e rajonit planifikues të Pollogut dhe Këshillin e Qarkut Elbasan në periudhën prej 01.01.2018 deri më 31.03.2020 me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Qëllimi kryesor i projektit Promovimi i një sektori turistik aktiv që përshtatet në mënyrë efektive ndaj nevojave të tregjeve vendore dhe ndërkombëtare dhe kontribuon në përshpejtimin e rritjes dhe stimulimin e krijimit të vendeve të reja të punës në zonën turistike ndërkufitare midis Maqedonisë dhe Shqipërisë.

  • Qëllimet specifike të projektit janë:
    Zgjerimi dhe avancimi i qasjes strategjike dhe të koordinuar në tregjet turistike të reja specifike dhe strategjike për eksport të turizmit për bizneset turistike (sidomos ndërmarrjet e vogla dhe të mesme – NVM dhe ndërmarrjet e reja);
  • Rritja e kapaciteteve të bizneseve turistike për plotësimin e nevojave dhe kërkesave të turistëve të rajonit dhe ndërtimi i partneriteteve strategjike dhe bashkëpunimi në vend, rajon dhe më gjerë.

Në kuadër të projektit “STEP”, zbatohet një skemë e granteve të vogla (анг. small grants scheme), nëpërmjet të së cilës do të ndahen gjithsej 10 grante të vogla, në një cikël dhe mbështeten projekte të dedikuara për rajonin planifikues të Pollogut në Republikës e Maqedonisë së Veriut dhe rajonin Elbasan në Shqipëri. Në kuadër të kësaj thirrjeje të programit për grante të vogla të STEP-it do të ndahen dhjetë (10) grante në vlerë prej 3.000 deri në 5.000 euro.

Metodologjia e programit të granteve të vogla është dizajnuar edhe si një proces mësimi që do t’i plotësojë vetë aktivitetet e projektit. Aplikuesit e përzgjedhur do të mbështeten gjatë gjithë procesit të zbatimit të granteve të tyre, në të gjitha fazat e zbatimit të projektit. Pas miratimit të projektit të propozuar, aplikuesve do t’u ofrohet asistencë teknike në bazë të nivelit të tyre të kompetencës përmes mentorimeve të dizajnuara posaçërisht për ngritjen e mëtejshme të kapaciteteve, mbështetje për nevojat e tyre specifike duke i përfshirë marrëdhëniet me publikun, komunikimin, vlerësimin etj.

Periudha e zbatimit nuk duhet të jetë më e gjatë se 3 (tre) muaj

2. Karakteristikat dhe qëllimet e mbështetjes

Mbështetja në kuadër të projektit “Projekti për avancimin e turizmit bashkëkohor – STEP” ka të bëjë me iniciativat e organizatave lokale të shoqërisë civile (OShC)/NVM-ve/Tregtarëve individualë (TI) në partneritet të ndërsjellë dhe do t’i mbështesë ato për krijimin dhe promovimin e paketave turistike ndërkufitare përmes mbështetjes së granteve të vogla.
Kjo thirrje është dizjanuar për t’iu përgjigjur sfidave me të cilat ballafaqohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në tregjet ndërkombëtare, si të përdorin mjete dhe teknika të marketingut onlajn për ta promovuar ofertën e tyre në mënyrë efikase dhe inovative. Ajo duhet gjithashtu ta adresojë edhe mungesën e bashkëpunimit efektiv ndërkufitar, i cili mund t’i forcojë pozitat e tyre dhe të pasurojë ofertën e tyre, Programi i mbështetjes së granteve të vogla do të ofrojë mbështetje për nismat e synuara të turizmit ndërkufitar që do të kontribuojnë në arritjen e objektivave të përgjithshme të projektit STEP, të transponuara në rrethanat lokale të rajonit të synuar ndërkufitar.

Programi i granteve të vogla mbështet iniciativa për të stimuluar nisma që do të fokusohen në përdorimin e mjeteve onlajn për ta rritur dukshmërinë dhe disponueshmërinë e pakove konkrete turistike në treg

Programi i granteve të vogla i ka këto qëllime:

a) i mbështet drejtpërdrejt qëllimet e projektit STEP (të përshkruara në hyrje);
b) Nxitjen e iniciativave për ta përmirësuar biznesin e turizmit;
c) Futja e modeleve inovative dhe të reja të biznesit në sektorin e turizmit
d) Sigurimin e strategjive kreative dhe efektive për të hyrë në tregje të reja
e) Përdorimin strategjik të mediave tradicionale dhe atyre të reja për dukshmëri më të madhe;
f) Promovimin e qasje integruese për komunitetet e ndryshme etnike dhe kujdeset për përfaqësimin gjinor
g) nxitjen e partneriteteve dhe bashkëpunimit në rajonin ndërkufitar.
Inkurajimin për krijimin e paketave turistike ndërkufitare

3. Dorëzimi i aplikimeve

Aplikuesit – kandidatë për bartës të projekteve që do të financohen përmes programit të granteve të vogla do të duhet t’i dorëzojnë aplikimet e tyre në format elektronik përmes e-mail-it duke e përdorur paketën standarde të dokumenteve për aplikim të Fondacionit Metamorfozis, i cili i përfshin këto dokumente:

Shtojca shtesë:

  • Biografitë e punës (CV-të) e menaxherit të projektit ose të ekipit të projektit;
  • Kopje të dokumentit të regjistrimit;
  • Kopje të Gjendjes aktuale nga Regjistri Qendror, jo më të vjetër se 6 muaj;

Aplikacion i plotë do të konsiderohet ai që do t’i përfshijë të gjithë formularët e plotësuar dhe të gjitha shtojcat shtesë.

Gjatë plotësimit të Formularit të buxhetit, është e nevojshme të merren parasysh rregullat e dhëna në Udhëzim për buxhetim. Një aplikant mund të aplikojë vetëm me një aplikim për projekt. Aplikantët që aplikojnë me më shumë aplikacione për projekte si bartës, ose partnerë do të skualifikohen.

Afati i fundit për aplikim është 26 gusht 2019, deri në orën 16:00, ekskluzivisht përmes e-mail-it në contact@step.mk.

Formularët e aplikimit duhet të plotësohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut në gjuhën maqedonase, ndërsa në Republikën e Shqipërisë në gjuhën shqipe.

Aplikuesit të cilët do të kenë nevojë për shpjegime ose informata shtesë në lidhje me thirrjen duhet të parashtrojnë pyetje përmes e-mail-it në contact@step.mk. deri më 19 gusht 2019, deri në orën 16:00, që të mund të marrin përgjigje në kohë, para skadimit të afatit.

4. Vlerësimi dhe përzgjedhja

Përzgjedhja e kandidatëve do të jetë një proces në tre faza: përzgjedhja paraprake, vlerësimi dhe ndarja e grantit. Çdo aplikacion do të përzgjidhet paraprakisht për t’u siguruar se i plotëson kërkesat themelore të thirrjes dhe se është në përputhje me parakushtet themelore në vijim:

  • OSHC-të/NVM-të/TI-të duhet të kenë seli në rajonin planifikues të Pollogut, i cili i përfshin komunat në vijim: Jegunovcë, Tearcë, Tetovë, Zhelinë, Gostivar, Bërvenicë, Bogovinë, Vrapçisht; Mavrovë-Rostushë, në Republikën e Maqedonisë së Veriore, si dhe në Rajonin e Elbasanit, Republika e Shqipërisë, i cili i përfshin bashkitë në vijim: Elbasan, Prrenjas, Librazhd, Belsh, Cërrik, Peqin, Gramsh
  • Iniciativat e propozuara tregojnë përfitime të qarta për të dyja anët e kufirit
  • Formulari i aplikimit është plotësuar plotësisht duke i përfshirë të gjitha dokumentet tjera mbështetëse
  • Formulari i aplikimit është dorëzuar para skadimit të afatit të aplikimit
  • Mbështetja e kërkuar financiare nuk e tejkalon shumën maksimale për grante të vogla;
  • Organizatat e shoqërisë civile mund të aplikojnë vetëm në partneritet me NVM-të/TI-të

Aplikimi duhet t’i plotësojë të gjitha kriteret e mësipërme për të vazhduar në fazën e vlerësimit. Aplikacionet që nuk i plotësojnë parakushtet themelore do të refuzohen.
Nuk do të merren në konsideratë aplikacionet që përfshijnë aktivitete të llojeve të mëposhtme:

  • sponsorime individuale për pjesëmarrje në punëtori, seminare, konferenca dhe kongrese;
  • mbulimin e pagesave individuale të shkollimit ose trajnimit;
  • mbështetje për partitë politike ose kandidatët për zgjedhje;
  • financimin retroaktiv të projekteve, të cilat janë duke u realizuar ose kanë përfunduar;
  • projekte që sjellin përfitim ekskluzivi për individë ose grupe të caktuara ekskluzive të njerëzve;
  • projekte që përfshijnë aktivitete në mbështetje të partive politike;
  • mbulimin e shpenzimeve themelore (kostove bazë) për funksionimin e aplikuesve ose bashkë-aplikuesve (gjegjësisht kur buxheti kryesisht është i dedikuar për mbulimin e shpenzimeve të organizatës);
  • aktivitete humanitare;
  • punimet e ndërtimit ose rikonstruksioni i ndërtesave;
  • kur buxheti është i dedikuar vetëm për prokurimin e pajisjeve.

Aplikuesit nuk janë të detyruar të sigurojnë bashkëfinancim nga burime të tjera.

Aplikimet në vijim do të konsiderohen prioritare në procesin e përzgjedhjes:

  • Aplikacionet me bashkëfinancim të siguruar prej së paku 5% të shpenzimeve të përgjitshme të aksionit;
  • Aplikacionet nga kompani fillestare (“start-up”-e)
  • Iniciativa kreative dhe efektive në aspekt të shpenzimeve, me potencial të lartë për qëndrueshmëri afatgjate.
  • Projektet që përfshijnë bashkëpunimin ndërmjet sektorit privat nga të dyja anët e rajonit kufitar ose forma të tjera të bashkëpunimit për promovimin e ofertës turistike

Të gjitha aplikacionet e vlerësuara pozitivisht gjatë vlerësimit paraprak do t’i prezantohen
Komisioni për mbikëqyrje për miratim/refuzim/miratim të kushtëzuar. Komisioni për mbikëqyrje do t’i vlerësojë aplikacionet në bazë të kritereve të mëposhtme të përzgjedhjes:

1. Qasja teknike (maksimumi 70 pikë)
• Rëndësia e nevojave dhe e çështjeve që ato i adresojnë (30 pikë)
• Cilësia e aktiviteteve të propozuara (15 pikë)
• Aktivitetet e orientuara drejt rezultateve (15 pikë)
• Inovacioni dhe qëndrueshmëria (10 pikë)

2. Kapaciteti organizativ dhe performanca e kaluar (maksimumi 10 pikë)
• Kapacitetet administrative dhe menaxheriale, ndërmarrjet fillestare (start-up) (5 pikë)
• Përvoja e mëparshme relevante dhe rezultatet në fusha të ngjashme (5 pikë)

3. Propozimi i shpenzimeve (kostove) (maksimumi 20 pikë)
• Efektiviteti i buxhetit, në kuptim të planifikimit racional të shpenzimeve në funksion të përmbushjes së qëllimeve të përcaktuara (10 pikë)
• Bashkëfinancimi (10 pikë)

5. Mënyra e realizimit financiar të nën-granteve

Për bartësit e granteve nga Republika e Maqedonisë së Veriut

Organi kontraktues nuk do të transferojë fonde në llogarinë e grantistëve. Realizimi financiar i shpenzimeve të granteve të vogla do të bëhet direkt nga ana e organit kontraktues në bazë të kërkesës së paraqitur për pagesën e faturës nga ana e grantistëve për çdo shpenzim të shkaktuar veçmas, në përputhje me buxhetin e hollësishëm të miratuar të grantit. Shpenzimet do të jenë të liruara nga pagesa e TVSH-së. Procedurën për lirim nga TVSH-ja do ta iniciojë organi kontraktues. Tatimi mbi të ardhurat personale konsiderohet si shpenzim i arsyeshëm.

Për bartësit e granteve nga Republika e Shqipërisë

Transferi i fondeve për realizimin e buxheteve do të kryhet për një herë nga organi kontraktues pas dorëzimit të raportit për shpenzimet e bëra, në përputhje me buxhetin e hollësishëm të dorëzuar të grantit. Kostoja e TVSH-së nuk është e pranueshme dhe ajo duhet të paguhet nga grantistët. Tatimi mbi të ardhurat personale konsiderohet si shpenzim i arsyeshëm.

6. INFORMATA SHTESË

Për aplikuesit e përzgjedhur, do të organizohet një takim për t’i shpjeguar të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga dhënia e Marrëveshjes për grant. Të gjithë aplikuesit që kanë aplikuar do të njoftohen për rezultatet e Thirrjes.

Dy sesione informative do të mbahen në hapësirat e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Polog –rr. Njegosheva nr. 2, kati i parë,Tetovë më 31 korrik 2019, ora 13.00 dhe në hapësirat e Këshillit të Qarkut – Elbasan më 1 gusht 2019, ora 13.00.

Të gjitha informatat shtesë mbështetëse për thirrjen, do të publikohen në faqen zyrtare të internetit të projektit step.mk.

Nëse keni pyetje shtesë ose nëse keni nevojë për sqarime, ju lutemi na kontaktoni në e-mail adresën e mëposhtme: contact@step.mk deri më 19 gusht 2019. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 26 gusht 2019, ora 16:00.

Ndaje: