logo2

Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore, më 17 tetor, e organizojnë ngjarjen We Can Code me rastin e ditës evropiane të kodimit, Europe Code Week. Ngjarja do të mbahet në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup, me fillim prej orës 10:00 deri në orën 18:00.

Sot jetojmë në një botë e cila është nën ndikimin e zhvillimit të shpejtë të teknologjisë. Mënyra në të cilën punojmë, komunikojmë, blejmë dhe mendojmë ka ndryshuar në mënyrë drastike. Me qëllim që t’i pranojmë këto ndryshime të shpejta dhe ta kuptojmë botën rreth nesh, ne jo vetëm që duhet ta zhvillojmë dijen tonë për atë se si funksionon teknologjia, por edhe të zhvillojmë shkathtësi dhe mundësi, që do të na ndihmojnë të përshtatemi dhe të jetojmë në këtë kohë. Në këtë drejtim në këtë ngjarje pjesëmarrësit do të zhvillojnë ueb-aplikacione për temat shoqërore.

Në këtë ngjarje njëditore janë të ftuar të gjithë ata që kanë njohuri nga programimi, ueb-dizajni ose studentët e shkencave kompjuterike.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 30, ndërsa për t’u paraqitur Ju lutemi plotësojeni këtë formular-onlajn.

Pjesëmarrësit munden, mirëpo nuk është patjetër, të marrin me vete laptop. Për të gjitha informatat plotësuese mund ta kontaktoni Adrijana Selmanin, në e-mail-in: adrijana@metamorphosis.org.

Ndaje: