Fondacioni për internet dhe shoqëri – Metamorfozis dhe Qendra për strategji evropiane – Eurothink kanë nderin t’ju ftojnë të merrni pjesë në takimin inicues (kick-off meeting) të projektit “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – CriThink”, i cili do të zbatohet në 3 vitet e ardhshme, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Ngjarja do të mbahet më 1 qershor 2018 (e premte), me fillim në orën 11:00, në Hotel “Holiday Inn” në Shkup, Salla ditore.

Qëllimi i takimit është që përmes prezantimit të projektit të inkurajohet bashkëpunimi fushën e zhvillimit të të menduarit kritik dhe shkathtësive elementare mediatike në frymën e hapjes dhe bashkëpunimit të të gjitha palëve të interesuara. Me këtë rast, ekipi i projektit do t’i prezantojë elementet kryesore të projektit para publikut dhe do ta paralajmërojë thirrjen e parë për grante të vogla.

Si bazë për diskutim nëpërmjet të cilit pjesëmarrësit do të mund t’i prezantojnë idetë dhe nevojat e tyre, përfaqësuesit e ekipit të projektit në mënyrë koncize do t’i shpjegojnë qëllimet dhe pritjet e projektit. Si pjesë e prezantimit të kontekstit, përfaqësuesja e Agjencisë për shërbime auduo dhe audiovizuale mediatike (ASHAAM) do të kenë mundësi për t’i përcjellë qëndrimet dhe pikëpamjet e Agjencisë në fushën e shkathtësive elementare mediatike, si dhe t’i prezantojë mundësitë e tjera për bashkëpunim përmes Rrjetit për shkathtësi elementare mediatike të RM-së.

Është planifikuar që ngjarja të zgjasë një orë e gjysmë, me ç’rast do të ftohen organizata qytetare, mediat dhe përfaqësues të institucioneve relevante shtetërore. Ngjarja do të jetë e hapur për publikun me mundësinë për pjesëmarrje për të gjithë qytetarët e interesuar.

Agjenda e ngjarjes është e bashkangjitur, ndërsa për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, Ju lutemi ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj duke e plotësuar formularin për regjistrim ose duke shkruar në e-mail-in: violeta@metamorphosis.org.mk.

Shkarkoni agjendën e ngjarjes (pdf)

 

Ndaje: