Në kuadër të përpjekjeve të saj për përforcimin e kapaciteteve të sektorit civil, Fondacioni Metamorfozis shpall thirrje për fondacionet, shoqatat e qytetarëve dhe mënyrat tjera të organizimit formal dhe joformal të qytetarëve, që të marrin pjesë në një seri trajnimesh që do të kontribuojnë për avancimin e aktiviteteve dhe misionit të tyre duke i përdorur teknolgjitë informatike dhe të komunikimit (TIK).

cloudcomputing

Shkathtësitë të cilat do t’i fitojnë organizatat e përzgjedhura përfshijnë:

  • Punë më efikase në zyrë dhe udhëheqje/zbatim të projekteve duke përdorur teknologji të bazuara në “cloud” (teknologji në “re”)
  • Shfrytëzim strategjik të mediumeve sociale
  • Praktika për komunikim të sigurt nëpërmjet internetit. 

Gjatë gjithë procesit, organizatat do të kenë mundësi të punojnë me një ekspert të fushës, i cili do t’i identifikojë nevojat e tyre specifike dhe në bazë të rezultateve do të propozojë vegla dhe trajnime plotësuese që kanë për qëllim përmirësimin e efikasitetit të organizatës.

Periudha e zbatimit të aktiviteteve është prill-tetor 2013. Do të përfshihen 10 organizata, ndërsa përparësi do të kenë organizatat që do të tregojnë gatishmëri për përdorimin e të gjitha shkathtësive të përfshira në trajnim.

Afati për paraqitje është deri më 24 mars 2013.

Për informata plotësuese mund të drejtoheni te Еlena Ignatova, koordinatore për projekte, në elena@metamorphosis.org.mk ose në telefonin 02/3109-325.

Të gjitha organizatat e interesuara luten që ta plotësojnë këtë formular (në maqedonisht). Në qoftë se dikush konsideron se më mirë mund të shprehet në gjuhën shqipe atë mund ta plotësojë edhe në shqip.

Ndaje: