3c4973a993a3b925d319d45095dd081eca32265db8f5c24e5b1245f2b8ce60b8

Bazat e të dhënave të hapura, gjetja, pastrimi dhe analiza e të dhënave në Excel dhe vizualizimi i të dhënave janë tema që u përfshinë në trajnimin e fundit njëditor të përfaqësuesve të Institutit ZIP në hapësirat e Fondacionit Metamorfozis.

Trajnimi u mbajt si përgatitje për realizimin e propozim-projektit të Institutit ZIP: “Rate.me – Sistemi për njoftim për shërbimet e objekteve hotelierike” me të cilin ishin fitues në Konkursin për mbështetjen e projekteve të lidhura me të dhënat e hapura të cilin e shpalli Fondacioni Metamorfozis. Qëllimi është t’i mbledhin praktikat pozitive dhe negative nga objektet hotelierike në Maqedoni ku shërbehet ushqim dhe pije. U nevojiten të dhënat për lejet e dhëna për objektet hotelierike, kategoritë në të cilat bëjnë pjesë si për shembull, klube nate, bare, disko klube etj.

Njëkohësisht dëshirojnë t’i përfshijnë edhe të dhënat për dënimet e shqiptuara për objektet hotelierike dhe për incidentet që kanë ndodhur në këto vende duke e përfshirë edhe shkeljen e normave ligjore.

Përveç ZIP-it, fituese e Konkursit është edhe ideja e TIK-ut për ndryshime, të cilët do të punojnë në projektin e quajtur „Data journalism – Sistemi për hulumtim në bazë të furnizimeve publike në RM”. Ata propozuan që t’i mbledhin të dhënat nga sistemi elektronik për furnizime publike, të cilat janë në dispozicion publik, t’i organizojnë dhe t’i prezantojnë në mënyrë që do të jetë i dobishëm për gazetarët në Maqedoni.

Koalicioni i shoqatave të qytetare – “Të gjithë për gjykim të drejtë” do të punojë në projektin e bazuar në të dhënat e hapura për gjyqësi transparente. Ata tashmë e kanë bazën e tyre të të dhënave nga monitoringu 12-vjeçar i gjyqësisë në Maqedoni të cilën duan ta hapin dhe ta vënë në dispozicion publik duke krijuar një ueb-faqe të re.

3fbc2e0cf5d6324ec1da49e2024d7337ed5ea4d4c5aed86ff568726dfba83bdaInstituti për zhvillimin e bashkësive rurale – IRRZA, për nevojat e të cilit tashmë u mbajt trajnim, do të mbledhë të dhëna nga Programi nacional – pagesat e drejtpërdrejta në bujqësi dhe projektet IPA-IPARD në Maqedoni, të cilat pastaj do t’i sortojë, analizojë dhe do t’i publikojë në ueb-faqen e tyre.

Konkursi është në kuadër të projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat të hapura“, i cili realizohen në bashkëpunim me Open Knowledge Foundation, e që ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve të organizatave qytetare për promovimin e agjendës së hapur, duke e formuar Shkollën për të dhëna – Маqedoni.

Ndaje: