IMG_20160603_130459

Mbi 20 gazetarë, hulumtues dhe përfaqësues të sektorit qytetar morën pjesë në Trajnimin për vizualizimin e të dhënave që u mbajt më 3 qershor, prej orës 10:00 deri në orën 18:00 në klubin GEM në Shkup. Pjesa e parë e trajnimit, ku trajnues ishte Ignasi Alkalde, anëtar i Open Knowledge Foundation dhe anëtar aktiv i rrjetit School of Data, iu kushtua teorisë dhe historisë së vizualizimit të të dhënave.

IMG_20160603_171351Në pjesën e dytë, pjesëmarrësit u ndanë në grupe dhe çdo grup punoi në vizualizime të veçanta me një bashkësi të veçantë të të dhënave dhe me këtë rast kishin mundësi ta shohin gjithë procesin e punës. Gjatë punës u shfrytëzuan tre vegla në internet: Infogram, Quadrgram dhe Cartodb, kurse të gjithë pjesëmarrësit fituan kode promovuese falas për shfrytëzimin profesional të veglës Infogram për 30 ditë.

Grupet vizualizimet e tyre ia kushtuan temave të ndryshme, në mesin e të cilave Shkupit 2014, arsimit, ekologjisë dhe largimit të trurit nga vendi.

Përndryshe Ignasi Alkalde jeton në Barcelonë dhe ligjëron në Universitetin e Katalonisë,e poashtu është edhe profesor në studimet pasdiplomike për vizualizime interaktive të informatave në universitetin UNIR.

Trajnimin e organizon Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me Open Knowledge Foundation në kuadër të projektit Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat e hapura, me mbështetjen e Ambasadës britaneze në Shkup.

IMG_20160603_173031Qëllimi i projektit është që duke e formuar Shkollën për të dhëna – Maqedoni t’i nxisë organizatat qytetare, mediet dhe individët që nxisin ndryshime, t’i kuptojnë dhe t’i shfrytëzojnë të dhënat e hapura zyrtare qeveritare dhe të dhënat e tjera të hapur me qëllim që të rritet përgjegjësia e qeverisë, të përmirësohet ofrimi i shërbimeve dhe të rritet pjesëmarrja e qytetarëve në krijimin e politikave.

Ndaje: