Mediet sociale nuk shfrytëzohen për porosi intelektuale, por për porosi populiste të publikuara në mënyrë të shkurtë dhe të qartë, të cilat politikanët i shfrytëzojnë si mjet për vetë-promovim, thonë gazetarët amerikanë Xhon Kokran dhe Barbara Kokran, në diskutimin publik “A munden mediet sociale të ndikojnë mbi zgjedhjet në SHBA?”, të cilin Fondacioni Metamorfozis e organizoi së bashku me Ambasadën amerikane në Shkup, në klubin GEM.

“Çdo gazetar në kohën e sotme duhet të jetë aktiv në rrjetet sociale. Mangësi është ajo se çdo kush që ka profil në Twitter apo Facebook, që ka ndikim dhe që ka numër të madh të ndjekësve mund të bëhet publikues. Mirë është që njerëzit kanë mundësi të zgjedhin se kë do ta ndjekin dhe kujt do t’i besojnë, mirëpo në njëfarë mënyre kjo është edhe e rrezikshme për shkak se njerëzit informohen në mënyrë të njëanshme”, thotë Barbara Kokran, profesoreshë në Fakultetin për gazetari në Misuri, ndërsa në karrierën e saj të pasur gazetareske i ka ndjekur të gjitha ciklet zgjedhore në 24 vitet e fundit.

usmetamorphAjo shton se kandidati republikan për kryetar të SHBA-ve, Donald Tramp, ka dobi më të madhe nga rrjetet sociale për shkak se është spontan dhe vetë publikon në profilet e tij, ndërsa kandidatja demokrate Hilari Klinton është e kujdesshme dhe publikimet e saj në rrjetet sociale i përgatit ekipi i saj.

“Trampi është i fuqishëm në rrjetet sociale, krijoi një fotografi për veten e tij dhe pa përvojë politike u emërua si kandidat në zgjedhjet për kryetar. Ai i publikon vetë tweet-et e tij, gjë që i ndihmon shumë në fushatë. Njerëzit e duan këtë. Nga ana tjetër, Hilari është shumë e kujdesshme dhe në rrjetet sociale është krejtësisht e kundërt nga të qenit spontane. Tweet-et e saj janë të menduara mirë nga ekipi i saj, e kjo shkon në dobi të Trampit”, thotë Barbara Kokran.

Shpejtësia gjatë publikimit është edhe mangësi në mdiet sociale, për shkak se gazetarët jo gjithmonë janë të sigurtë në atë që e publikojnë, thotë Xhon Kokran, gazetar i pensionuar i televizionit.

“Mediet sociale nuk e shkatërrojnë gazetarinë me senzacionalizmin, por me informimin me të cilin gazetarët jo gjithmonë janë të sigurt se është i saktë. Mirëpo, asnjëherë nuk guxoni të gaboni. Më e keqja është të publikoni ndonjë storje për të cilën mendoni se është e saktë, e nuk jeni të sigurtë për këtë. Duhet të jeni të sigurt se ajo që e publikoni është e saktë. Publikoni të parët, mirëpo së pari publikoni atë që është e saktë (Get it first, but first get it right)“, thotë ai.

Ndaje: