Dita e Microsoft kushtuar sektorit qytetar që u mbajt më 13 maj, e organizuar nga Fondacioni Metamorfozis, me përkrahjen e Microsoft-it, u mundësoi përfaqësuesve të organizatave civile të mësojnë më shumë për mundësinë për të fituar donacione softuerike nga programi “Microsoft Technology for Good” për mbështetjen e organizatave civile. Në këtë ngjarje, që u mbajt në hapësirat e Orion Conference Center në Prishtinë, për herë të parë u publikua edhe mundësia për të fituar Microsoft Office 365 për sektorin joqeveritar në Kosovë, që realozohet nga ana e fondacionit Metamorfozis, nëpërmjet partnerit Теchsoup Balkans.

20150513_111140

Nëpërmjet këtij programi për donacione softuerike, Microsoft-i u mundëson organizatave jofitimprurëse të fitojnë donacione softuerike nëpërmjet Microsoft-it dhe partnerit të tyre, TechSoup Global.

“Është hera e dytë që Metamorfozis me mbështetjen e Microsoft organizon Ditën për bashkëpunim me OJQ-të, ky manifestim është bërë pjesë e rëndësishme e përpjekjeve tona të vazhdueshme për t’i ndërtuar kapacitetet e organizatave qytetare, me qëllim që atë të bëhen më efikase në përmbushjen e misioneve të tyre. Metamorfozis e ndihmon ngritjen e kapaciteteve të OJQ-ve përmes trajnimeve dhe këshillimeve, duke krijuar dhe siguruar qasje në resurse arsimore, e së fundi në bashkëpunim me Microsoft edhe duke siguruar softuer të licencuar në formë të donacioneve në kuadër të platformës TechSoup Balkans. Si pjesë e kësaj platforme, Metamorfozis ofron edhe këshilla të drejtpërdrejta për OJQ-të në kuadër të ditëve të hapura (çdo të premte të dytë të muajit), si dhe me kërkesa individuale, me qëllim që sa më shumë organizata në Kosovë të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë mundësitë për donacione.”- deklaroi Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv në Fondacionin Metamorfozis.

Vlora

Në temën, “Office 365 dhe përfitimet nga zbatimi i teknologjive në re (cloud) në sektorin qytetar”, prezantoi Vlora Ademi, Business Development Manager – Education, Microsoft. Poashtu përfaqësuesit kishin mundësinë të dëgjojnë dhe shohin demo të Office 365 dhe implementimin e tij.

“Platforma Office 365 tani është në dispozicion edhe për OJQ-të në Kosovë. Office 365 është platformë për komunikim dhe bashkëpunim dhe është në dispozicion si donacion për organizatat jofitimprurëse dhe për organizatat joqeveritare. Platforma ofron: version onlajn të paketës Office; hapësirë për ruajtjen dhe shkëmbimin e fajllave; e-mail, kontakte dhe kalendarë të përbashkëta; faqe intranet për bashkëpunim të ekipit; takime të pakufizuara onlajn, instant mesazhe dhe HD video konferenca nëpërmjet Lync; rrjet social korporativ. Ky është një investim shumë i rëndësishëm i Microsoft-it për t’i ndihmuar OJQ-të të përqëndrohen në realizimin e misioneve të tyre në shërbim të komunitet, pa u brengosur për teknologjinë dhe pa investuar në të.”- tha Vlora Ademi, Business Development Manager – Education, Microsoft.

Më pas, Adrijana Selmani, Asistent i programeve në Fondacionin Metamorfozis prezantoi “TechSoup Global – Përparësitë dhe mundësitë e ofruara nga ana e Techsoup Balkans“.

20150513_115437

“Jemi të vetëdijshëm se organizatat jofitimprurëse luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në çdo komunitet në mbarë botën. Ne në Microsoft, gjithmonë e kemi kuptuar rëndësinë e punës së organizatave jofitimprurëse dhe besojmë se mund t’u ndihmojmë me atë që do t’ua vëmë në dispozicion teknologjinë tonë më të fundit. Kështu, në kuadër të programeve tona për përgjegjësi shoqërore, ne e krijuam iniciativën “Technology for Good” për të kontribuar për zgjidhjen e problemeve komplekse sociale dhe shoqërore. Në këtë mënyrë, duke siguruar një teknologji të fuqishme në duart e organizatave joqeveritare, ne besojmë se mund ta inkurajojmë produktivitetin e tyre, ta rrisim efikasitetin, që shërbimet e tyre të jenë në dispozicion për komunitete sa më të mëdha dhe për individët që kanë nevojë për to. Donacione softuerike kemi realizuar në më shumë se 125 vende të botës, në vlerë prej më shumë se 940 milionë dollarëve, gjatë vitit të fundit. Në Kosovë gjatë dy viteve të fundit kemi dhuruar më shumë se 800 licenca për OJQ-të, me vlerë prej mbi 500.000 dollarëve. “ – deklaroi Stefan Pllavjanski, drejtor gjeneral, Microsoft Maqedoni dhe Kosovë.

Në pjesën e dytë të ngjarjes nuk munguan edhe prezantimet e praktikave më të mira nga disa organizata joprofitabile lokale si përfitues dhe përdorues të Office 365 dhe donacioneve tjera softuerike nga Microsoft.

2015-05-13 14.03.41

Pjesa e dytë e ngjarjes u përmbyll me punëtorinë: Teknologjitë për sektorin qytetar, ku përfaqësuesit e organizatave jofitimprurëse kishin mundësinë të informohen më tepër për donacionet softuerike përmes konsultimeve dhe mundësisë për të aplikuar për donacion softuerik nga platforma Techsoup Balkans.

Untitled

 

Ndaje: