Menyja

U mbajt “Dita e Microsoft-it” në Shkup: “Теknologjia në re (cloud) e ndihmon shoqërinë”

Fondacioni për internet dhe shoqëri, “Metamorfozis” sot në Qendrën e kongreseve në Panairin e Shkupit e organizoi ngjarjen “Dita e Microsoft-it”, kushtuar sektorit qytetar, në temën “Teknologjia në re (cloud) e ndihmon shoqërinë”.

Në hapje të ngjarjes, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, theksoi se teknologjia dhe implementimi i zgjidhjeve të reja softuerike duhet t’u shërbejnë organizatave joqeveritare që t’i organizojnë misionet dhe aktivitetet e tyre në mënyrë efikase.

34654198006_ee0d2ab87f_k

“Teknologjia ndryshon shpejt, organizatat joqeveritare duhet të jenë në hap me softuerët dhe platformat më të reja teknologjike dhe të këmbejnë njohuri për sfidat në punën e përditshme”, tha Jashari.

1

Ai shtoi se organizatat lokale, duke iu falënderuar teknologjisë në re, bashkëpunojnë në nivel nacional dhe ndërkombëtar dhe kufijtë gjeografikë dhe ato ndërmjet sektorëve nuk ekzistojnë, ndërsa organizatat kërkojnë mënyrë për rrjetëzim, bashkëpunim dhe shfrytëzim të teknologjive të reja që t’i shërbejnë komunitetit në të cilin veprojnë në mënyrë sa më cilësore .

Menaxherja për programe arsimore e “Microsoft”-it për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, Vlora Ademi, potencoi se kjo është konferenca e katërt e këtillë që organizohet në Maqedoni, dhe ka interesim të madh nga ana e organizatave joqeveritare.

“Sektori joqeveritar është mbështetës kryesor i një numri të madh të gjendjeve në shoqëri dhe e ka misionin e tij. Puna është sfiduese, ndërsa teknologjia u mundëson që më lehtë ta realizojnë misionin e tyre”, shtoi Ademi.

2

Në konferencë prezantim kishte edhe Aleksandar Vasilevski nga Shoqata qytetare për mbështetjen e personave me nevoja të veçanta – SOLEM.

Ai nëpërmjet prezantimit tregoi se veglat dhe teknologjitë e “Microsoft”-it nuk janë të dedikuar për shfrytëzim vetëm nga një kategori njerëzish, por ato mund t’i përdorin edhe njerëzit me pengesa intelektuale.

3

Përfaqësuesit e sektorit qytetar kishin mundësi të mësojnë më tepër për atë se si mund të fitojnë donacione softuerike dhe donacion në vlerë prej 5.000 dollarësh nga programi “Microsoft Azure” i “Microsoft”-it për mbështetjen e sektorit qytetar, e cila në Maqedoni dhe në Ballkan realizohet nga ana e Fondacionit “Metamorfozis”, nëpërmjet platformës “Теchsoup Balkans“.

Fondacioni “Metamorfozis” u ndihmon të gjitha organizatave në implementimin e zgjidhjeve teknologjike. Bëhet fjalë për organizata të cilat kryesisht punojnë në zgjidhjen e problemeve shoqërore, që në mënyrë sa më të lehtë t’i zbatojnë të gjitha veglat e dhuruara me qëllim që të përmirësohet cilësia e jetesës.

Për të marrë zgjidhje softuerike nëpërmjet kësaj platforme, si dhe për të fituar donacione regjistrohuni në www.techsoupbalkans.org/mk/user/register.

Vizitojeni këtë link që ta shihni galerinë me fotografi nga kjo ngjarje.