novinari_juni1Trajnimi zgjati 3 ditë pune dhe në të u përfshinë tema si: redaktimi i i avancuar i përmbajtjeve në ueb, fotografimi dhe përpunimi i fotografive, inçizimi i audio-lajmeve dhe përpunimi i tyre, krijimi i video-përmbajtjeve, të drejtat autoriale mediumet sociale dhe shërbimet lokale për promovim. Trajnimet u fokusuan në përmirësimin e shkathtësive, prezantimin e softuerëve dhe të veglave që janë përgatitur sipas nevojave të këtyre mediumeve.

Më detajisht, trajnimi filloi me edukimin për punë në ueb-platformën WordPress. Gazetarët i mësuan rregullat për shkrim dhe redaktim të lajmeve për ueb, si dhe për të inkuadruar fotografi dhe përmbajtje multimediale në to. Poashtu u diskutua edhe për etikën gazetareske dhe rregullat për shkrim të përmbajtjeve gazetareske. Me këto shkathtësi pritet të lehtësphet puna dhe procesi i azhurnimit të përmbajtjeve në ueb-faqet e tyre.

novinari_juni2Pastaj, çdo pjesëmarrës bëri një audio inçizim dhe punoi në mënyrë praktike me softuerin Audacity, që ta përpunojë atë sipas parametrave të dhëna. Në këtë sesion pjesëmarrësit u njoftuan edhe me shërbimin SoundCloud që paraqet mënyrë plotësuese për publikim të audio inçizimeve në ueb dhe inkuadrimin e tyre në ueb-publikimet e tyre.

Fillimi i ditës së dytë të trajnimit iu kushtua edhe konceptit të të drejtave autoriale dhe licencave të liraCreative Commons, që zgjoi interesim të madh te pjesëmarrësit dhe nxiti diskutim për gjendjen me të drejtat autoriale dhe zbatimin e tyre praktik në kontekst digjital.

Në vazhdim të trajnimit, pjesëmarrësit morën udhëzime për të punuar me fotoaparat dhe për kompozim të fotografive dhe menjëherë pastaj kishin mundësi që në mënyrë të pavarur të bëjnë disa fotografi. Pastaj ato i përpunuan me ndihmën e softuerit Google Picasa që t’i përgatisin për t’i vendosur në kuadër të lajmeve të tyre.

Pjesën tjetër të ditës gazetarët punuan në përpunim të videove me ndihmën e programit Windows movie maker, me qëllim që t’i shtojnë një komponentë multimediale lajmeve të tyre, e më vonë atyre iu prezantuan edhe mundësitë të cilat i ofron shërbimi Youtube, për publikimin dhe përpunimin e video-përmbajtjeve. 

Në fillim të ditës së tretë të trajnimit, pjesëmarrësit mësuan se si të bëjnë slajd-kaste – kombinim të prezantimit (mund të jetë e përbërë nga fotografi ose fotografi dhe tekst) dhe të parapavijës me zë, me ndihmën e Slideshare-it, e cila do t’u shërbejë në rastet kur nuk do të kenë video-material nga ndonjë ngjarje, nga e cila nuk kanë video-material.

Sesioni i fundit iu kushtua përdorimit të mediumeve sociale si vegla për promovimin e mediumeve të tyre. Fokusi ishte në shfrytëzimin e Тwitter-it dhe të Facebook-ut për promovimin e ueb-përmbajtjeve, interaksionin me publikun onlajn dhe tërheqjen e publikut të ri. 

Në fund, nëpërmjet ushtrimeve, gazetarët kishin mundësi që praktikisht t’i zbatojnë dhe t’i përsërisin shkathtësitë e fituara, me ndihmën e trajnuesve.

Me këtë trajnim, numri i gazetarëve të trajnuar arriti në 38. Fondacioni Metamorfozis vazhdon me implementimin e këtyre trajnimeve, dhe deri në fund të vitit do të mbahen edhe 6 trajnime.

Ndaje: