Menyja

U mbajt konferenca e parë për financim grupor në Maqedoni

DSC_0237

Modeli alternativ i financimit grupor (crowdfunding) nuk është pus për plotësimin e dëshirave, mirëpo definitivisht është ardhmëria e financimit – ky është përfundimi i Konferencës së parë për crowdfunding më 11.03.2017 në hotelin Kontinental, në organizim të Shoqatës Liderë për edukim, aktivizëm dhe zhvillim, si pjesë e projektit “Llogaridhënia nëpërmjet angazhimit qytetar”, të cilin e realizon Fondacioni Metamorfozis me mbështetje të Ambadës britanike në Shkup.

Qëllimi i kësaj konference është t’i njoftojë qytetarët e Maqedonisë me konceptin e crowdfunding, si mënyrë alternative për financimin e projekteve dhe të ideve, si dhe të ofrojë shkathtësi për realizimin e fushatave për crowdfunding.

Konferencën e hapën përfaqësuesit e LEAD-it, të cilët shkurtimisht e prezantuan idenë e konferencës dhe e prezantuan udhëzuesin për realizimin e fushatave për crowdfunding, të përgatitur nga ana e tyre, në bashkëpunim me ekipin e Final Frontier Games.

Si folëse e parë, nderin që ta hapë konferencën e kishte Ivana Kërstevska, njëra nga themelueset e Final Frontier Games, kompani për krijimin e lojërave shoqërore, e cila në vitin 2016 e realizoi fushatën më të suksesshme për crowdfunding në Maqedoni. Ivana theksoi se realizimi i një projekti për crowdfunding është njësoj sikur çdo punë tjetër, sikur çdo biznes tjetër. Jo çdo projekt përfundon me sukses. Kërkon përkushtim dhe angazhim të madh. Te fushatat për crowdfunding, idetë nuk duhet të jenë të rastësishme, por të planifikuara në tërësi.

DSC_0186“Crowdfunding-u kërkon që të ndërmerren disa vendime, të cilat duhet t’i sillni në mënyrë të fuqishme dhe këmbëngulëse dhe të mos hiqni dorë prej tyre. Vendimet e këtilla kanë të bëjnë me zgjedhjen e platformës më të mirë, shumën e parave për të cilat keni nevojë dhe planin e detajuar për çdo hap të fushatës. Njerëzit janë skeptikë dhe duhet t’i bindni se paratë e tyre shkojnë në vend të sigurtë”, shtoi Kërstevska.

Pas Ivanës, fjalën e mori Lluka Pishkoriq, themelues i Poligon – qendrës kreative nga Sllovenia, i cili poashtu është pjesë e ekipit të iniciativës  “Slovenia Crowdfunding”. Lluka e potencoi rëndësinë e shfrytëzimit të kapaciteteve të komuniteteve lokale, veçanërisht kapacitetet e krijuesve të rinj, për realizim të suksesshëm të një fushate për crowdfunding.

“Në nivel lokal ka një numër të madh të njerëzve që janë kreativë, të cilët mund të kontribuojnë për fushatën tuaj. Shfrytëzoni ata për shkak se me këtë i kyçni ata, kontribuoni për komunitetin, mirëpo edhe për suksesin e fushatës suaj”, theksoi Lluka Pishkoriq.

Маrko Gregoviq, themelues i Brodoto – agjencisë për impakt social, të specializuar për fushata, dizajn dhe media, njëkohësisht edhe organizatorë të Zagreb Crowdfunding Convention që u mbajt vjet, në fjalimin e tij potencoi se tregu për crowdfunding është i hapur për të gjitha llojet e ideve, duke filluar nga udhëtimet, e deri te idetë për fillim të biznesit. Për ta filluar një fushatë nuk është e thënë të keni kushte ideale dhe shumë mjete, theksoi Marko.

“Gjithçka që u nevojitet për një fushatë është të keni ide të mirë, ekip të mirë, kompjuter personal, telefon dhe internet. Kjo është e tëra”, theksoi Marko Gregoviq.

DSC_0695Folësi i fundit në konferencë, Sem Vaknin, analist dhe komentues ekonomik, ish-broker, investes, bankier dhe këshilltar financiar i qeverive dhe i korporatave nëpër botë, e potencoi rëndësinë e punës ekipore dhe bashkëpunimin me një grup sa më të madh të njerëzve gjatë realizimit të fushatës për crowdfunding.

“Bashkohuni në një ekip dhe bëni partneritet me njerëz të tjerë. Sa më i madh të jetë ekipi, aq më të mëdha janë gjasat që të realizoni fushatë të suksesshme për crowdfunding”, theksoi Sem Vaknin.

Në pjesën e dytë të konferencës, të pranishmit kishin mundësi të marrin pjesë në njërën nga katër punëtoritë dhe t’i përforcojnë kapacitetet e tyre për segmente të ndryshme të procesit për realizimin e fushatave për crowdfunding, gjegjësisht për atë se si t’i motivosh dhe t’i mbash mbështetësit e tu, udhëzime për fushatë të suksesshme, udhëzime për strategji të komunikimit dhe për rëndësië e rrjetëzimit dhe të kontakteve.

Konferenca është organizuar në kuadër të projektit “Qëndrueshmëri nëpërmjet mënyrave alternative të financimit”, që implementohet nga Shoqata Liderë për edukim, aktivizëm dhe zhvillim, në partneritet me Final Frontier Games, i mbështetur nga Fondacioni për internet dhe shoqëri, Metamorfozis, në kuadër të projektit “Llogaridhënie nëpërmjet angazhimit qytetar” me mbështetjen e Ambasadës britanike në Shkup.