Menyja

U mbajt konferenca përfundimtare -Ndërtimi i përgjegjësis nëpërmjet angazhimit qytetar

IMG_3970Ka indikacione se komunat e Maqedonisë, nëpërmjet zërit buxhetor 463 të dedikuar për financimin e organizatave joqeveritare, financojnë në mënyrë të paligjshme klube sportive që janë të regjistruara si shoqata aksionare, tregoi hulumtimi i Qendrës për komunikime qytetare (QKQ) në kuadër të projektit Llogaridhënia nëpërmjet angazhimit qytetar, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri, Metamorfozis.

Qendra për komunikime qytetare realizoi një hulumtim dhe analizë të të dhënave për pagesën e mjeteve nga buxhetet e komunave për vitin 2016, me ç’rast u mblodhën dhe u analizuan të dhëna për të gjitha 80 komunat dhe Qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë e vetëqeverisjes lokale. Baza me të gjitha këto të dhëna, si dhe infografiku të cilin e përgatiti QKQ-ja gjenden në këtë link.

IMG_3978Rezultatet nga ky hulumtim, mirëpo edhe nga 10 nënprojekte të tjera në kuadër të projektit Llogaridhënia nëpërmjet angazhimit qytetar u prezantuan sot, në konferenën përfundimtare në Qendrën informative të BE-së në Shkup, me titull: Ndërtimi i përgjegjësisë nëpërmjet anagazhimit qytetar.

Përveç QKQ-së, edhe Instituti për demokraci “Societas Civilis” i analizoi pagesat nga ky zë buxhetor, mirëpo vetëm nga ana e komunave në Qytetin e Shkupit. Ata theksojnë se sipas numrit të projekteve, pothuajse gjysma e projekteve që janë ndarë në komunat e Qytetit të Shkupit janë nga fusha e sportit.

“Madje 38 për qind nga mjetet e dedikuara për financimin e organizatave qytetare nga ana e komunave mbeten të pashfrytëzuara, në mes tjerash edhe për shkak të nivelit të ulët të transparencës. Shumë organizata as që e dijnë sa ka grante që janë në dispozicion nëpërmjet buxheteve të komunave”, theksoi Marko Pankovski nga Instituti për demokraci “Societas Civilis”.

IMG_3983Marko Mitevski nga Qendra për komunikime qytetare theksoi se hulumtimi ka treguar se 67 për qind e buxhetit komunal të paraparë për organizatat qytetare ndahet për fushën e sportit. Në pjesën më të madhe, procedurat për ndarjen e mjeteve zhvillohen pa thirrje paraprake.

Qеndra për analiza ekonomike, në nënprojektin e saj, përgatiti një indeks të veçantë për transparencën buxhetore të komunave në gjithë Maqedoninë. Kështu për shembull, indeksi i transparencës buxhetore të komunave të rajonit të Shkupit është 5.9 pika nga gjithsej 16 pikë, ndërsa në rajonin e Pollogut ky indeks është 5.4, në rajonin e Vardarit 5.2, në atë verilindor 6.9, lindor 6.8, juglindor 6.8 dhe në atë të Pellagonisë është 7.3 pikë.

IMG_4012Аna Marija Petrovska nga QAE, e cila në këtë ngjarje i prezantoi rezultatet e projektit, potencoi se gjatë vitit të kaluar (2016), në krahasim me vitin paraprak (2015), transparenca e komunave është në nivel më të lartë, mirëpo marrë në përgjithësi, ajo është akoma e ulët.

Në kuadër të nënprojekteve, nga ana e Shoqatës Liderë për edukim, aktivizëm dhe zhvillim u përgatit një Udhëzues për realizimin e fushatave për financim grupor, ndërsa Instituti ZIP përgatiti një broshurë për Futjen e qasjes novatore në punën e organizatave qytetare nëpërmjet ndërmarrësisë sociale nëpërmjet të të cilave organizatat qytetare në Maqedoni mund të informohen për mënyrat alternative për financim.

Përveç QAE, QKQ, LEAD dhe IDSCS, rezultatet e projekteve të tyre i prezantuan edhe organizatat qytetare: Konedu Global, Vlerat e përbashkëta, Vizionet e përbashkëta, Zani nga Kumanova, Drita e Bairit nga Manastiri, Zgjidhjet inkluzive dhe Instituti ZIP nga Shkupi.