Qytetarët e Maqedonisë duan të marrin pjesë në marrjen e vendimeve, mirëpo nuk e dijnë se si ta bëjnë këtë në mënyrë të lehtë, të shpejtë dhe të thjeshtë. Mu për këtë arsye, në konferencën e sotme përmbyllëse të projektit “Rrjeti aksional për qeverisje të mirë”, u prezantua aplikacioni celular Picodemocracy, si model i thjeshtë nëpërmjet të të cilit mund të dëgjohet mendimi i qytetarëve për çështjet që janë të rëndësishme për ta. Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa atë e realizuan Fondacioni Metamorfozis, së bashku me Qendrën maqedonase për bashkëpunim evropian dhe Reaktor – hulumtimi në aksion.

^4F2E1BF2470305A2200D12C6F9DF8B6C6C93827EBCDC410373^pimgpsh_fullsize_distr

Në konferencën përmbyllëse që u mbajt në Info Qendrën e BE-së në Shkup, shefi i Delegacionit të BE-së, Aivo Orav, theksoi se zhvillimi i veglave të TIK-ut, siç është aplikacioni celular Picodemocracy, mundëson përfitime më të mëdha nga teknologjitë e reja dhe shfrytëzimin e tyre në rrugën drejt shoqërisë qytetare që është e integruar në procesin e marrjes së vendimeve.

“Iniciativat siç është projekti “Rrjeti aksional për qeverisje të mirë”, që e kombinojnë ndërtimin e kapaciteteve të organizatave qytetare me ndarjen e nëngranteve, u mundësojnë organizatave lokale që të punojnë në çështje të caktuara nga fusha e qeverisjes së mirë që i prekin komunitetet në të cilat punojnë, duke vendosur shembull të mirë për mundësimin e zhvillimit të shoqërisë qytetare”, theksoi Orav.

Siç theksoi euroambasadori, qeverisja e mirë, legjitime dhe efektive është në thelbin e politikës zhvillimore evropiane.

“BE-ja në mënyrë konsekuente punon që të sigurojë se institucionet evropiane funksionojnë sipas parimeve të qeverisjes së mirë: transparencës, pjesëmarrjes, llogaridhënies, efikasitetit dhe koherencës. Kjo është shumë me rëndësi për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë, mirëpo edhe për sigurimin e mbrojtjes për kategoritë më të margjinalizuara dhe më të prekshme të qytetarëve”, theksoi Orav.

Ai shtoi se sipas Raportit të Komisionit Evropian për përparimin për vitin 2014, shoqëria e fuqishme qytetare është komponentë kyçe e çdo sistemi demokratik dhe si e tillë duhe të percpetohet dhe të trajtohet nga ana e qeverisë.

Drejtori i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, theksoi se nëpërmjet implementimit të projektit dhe aktiviteteve të ndërmarra së bashku me partnerët, është treguar se qytetarët duan të marrin pejesë në procesin e marrjes së vendimeve, veçanërisht për shkak se vendimet ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në kualitetin e jetës së tyre. Mirëpo, këtë duan ta bëjnë në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë.

Edhe përkundër kësaj, sipas Jasharit, qytetarët nuk e dijnë se si të marrin pjesë në procesin e marrjes së vendimeve për shkak se mekanizmat që ekzistojnë në nivel lokal dhe qendror, e që janë të bazuara në ueb, janë shumë të ndërlikuara dhe qytetarë dekurajohen që t’i shfrytëzojnë ato. E, edhe kur i shfrytëzojnë, ose nuk kanë kohë të mjaftueshme ose propozimet e tyre nuk merren parasysh.

“Prandaj, në kuadër të këtij projekti, ne u përpoqëm të zhvillojmë një model që quhet Picodemocracy. Ky është një aplikacion celular që qytetarëve u jep mundësi që në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë ta shprehin qëndrimin e tyre për çështjet që janë të rëndësishme për ta. U mbetet vendimmarrësve që këto qëndrime t’i marrin paraysh kur marrin vendime ose kur sjellin ligje”, theksoi Jashari.

Përveç fjalimeve hyrëse, folësit në konferencën përmbyllëse diskutuan në temat: qeverisja e mirë, korrupsioni, transparenca dhe llogaridhënia.

Në kuadër të këtij projekti janë ndarë 16 grante të vogla për organizatat qytetare që e formojnë Rrjetin aksional për qeverisje të mirë, e cila paraqet një platfromë për bashkëpunim të organizatave qytetare, inciativave joformale dhe individëve që punojnë në fushën e qeverisjes së mirë, dhe ka për qëllim avancimin e qeverisjes së mirë si një nga parakushtet kryesore për demokratizimin e shoqërisë dhe përparimin e integrimeve euro-atlantike.

Gjatë konferencës, grantistët në kuadër Rrjetit aksional për qeverisje të mirë i prezantuan projektet dhe përvojat e tyre, si dhe leksionet e mësuara nga implementimi i tyre.

Ndaje: