Fondacioni Metamorfozis në kuadër të projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat e hapura”, të premten më 13.03.2015, e mbajti “Open Data Meetup” numër 2 në Shkup. Kësaj radhe mbi 30 entuziastë për të dhënat e hapura u mblodhën në kafe-barin “Cresha”, ku kishin mundësi të diskutojnë dhe t’i këmbejnë qëndrimet dhe përvojat e tyre tona në lidhje me të dhënat e hapura. Takimi zgjati rreth 3 orë, me ç’rast u këmbyen ide të shkëlqyeshme nga ana e të pranishmëve.

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe përfaqësues të Ambasadës britaneze në Maqedoni, si dhe drejtori i Fondacionit Metamorfozis – Bardhyl Jashari.

DSC_4358

Takimin e hapi Dona Xhambaska nga fondacioni Metamorfozis, njëkohësisht edhe bursiste e programit “School of Data” e “Open Knowledge Foundation” për vitin 2014. Ajo e prezantoi konceptin e të dhënave të hapura, dhe para të pranishmëve prezantoi shembuj inspirativë për përdorimin e të dhënave të hapura, si dhe disa vegla për përpunimin e të dhënave (të hapura).

Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Kostadin Mishev – anëtar i qendrës rajonale për inovacione që është pjesë e Fakultetit për shkenca informatike dhe inxhinjeri kompjuterike (FSHIIK), si dhe pjesë e ekipit të po këtij fakulteti që punon me aplikacione semantike dhe në ueb. Ai i prezantoi përvojat e tij nga zhvillimi i shumë aplikacioneve celulare të bazuara në të dhëna të hapura, si dhe ofroi këshilla për procesin e përdorimit të të dhënave të hapura.

DSC_4376 DSC_4380Një pjesëmarrës tjetër që e prezantoi përvojën e tij në këtë takim ishte edhe Gorjan Jovanovski, autor i aplikacionit celular dhe në ueb “Мoj Vozduh“. Аplikacioni i publikon të dhënat për kualitetin/ndotjen e ajrit në lokacione të ndryshme nëpër Maqedoni. Аplikacioni përveç që i publikon të dhënat, ofron edhe vizualizim të tyre, për të pasur pasqyrë më të qartë.

DSC_4386

 

Qëllimi i projekit të implementuar nga ana e Fondacionit Metamorfozis në bashkëpunim me Open Knowledge Foundation, i cili është i përkrahur nga Foreign & Commonwealth Office, është ndërtimi i kapaciteteve të organizatave qytetare për promovimin e agjendës së hapur, duke e formuar Shkollën për të dhëna të hapura – Maqedoni.

 

Ndaje: