Më 20 dhe 21 maj prej orës 17 deri në orën 20, në Hapësirën multimediale për mësim të Institutit francez në Shkup, u mbajt рunëtori në temën “mini videoja ime e parë”. Punëtorinë në organizim të Instituti francez në Shkup, fondacionit “Мetamorfozis” dhe rajonit të Normandisë së Poshtme e ndoqën 9 pjesëmarrës.

Në punëtori pjesëmarrësit kishin mundësi të bëjnë mini-video me ndihmën e telefonit të tyre celular, të përgatisin mini skenar dhe të marrin këshilla teknike rreth realizimit të mini-videove me ndihmën e celularëve.

DSCN5206

Kjo punëtori u organizua në kuadër të edicionit të 8-të të Festivalit të filmit francez@fff.mk, ndërsa pjesëmarrësit e saj kishin mundësi të marrin pjesë në garën për zgjedhjen e mini-videos në kuadër të festivalit.

DSCN5248

Më tepër fotografi nga trajnimi ka në faqen në Facebook të Institutit francez në Shkup.

Ndaje: