Të premten, më 12 maj, në Fondacionin Metamorfozis u mbajt punëtori ku morën pjesë 10 përfaqësues të sektorit qytetar, në të cilën ata kishin mundësi të mësojnë më tepër për mënyrën e shfrytëzimit të Microsoft Office 365.

20170512161507

Në këtë punëtori njëorëshe, u prezantuan mënyrat se si më lehtë të punojnë disa të punësuar në të njëjtën kohë në dokumentin e njëjtë, si të punojnë me Microsoft Office 365 Sharepoint me qëllim që sa më lehtë të mbikëqyret realizimi i detyrave dhe si të krijojnë detyra të reja me qëllim që sa më lehtë dhe sa më shpejtë ta realizojnë misionin e projekteve që i realizojnë organizatat qytetare.

20170512161515

Në këtë punëtori, të pranishmit poashtu kishin mundësi që t’i këmbejnë përvojat e tyre në shfrytëzimin e Microsoft Office 365.

Kjo punëtori u realizua duke iu falënderuar sponsorëve Microsoft dhe TechSoup, ndërsa u organizua nga ana e Fondacionit Metamorfozis si përfaqësues i rrjetit NetSquared Balkans.

Ndaje: