Krahasimi i nivelit të hapjes së qeverive si vegël për përfaqësim – kjo ishte tema kryesore e punëtorisë së parë të ACTION SEE që mbajt në Sarajevë më 28 maj 2015, si një nga ngjarjet kryesore të konferencës POINT 5.0, që u organizua nga partneri i projektit ACTION SEE nga Bosnja dhe Hercegovina, UG Zašto ne.

Në këtë punëtori u potencuan mënyrat për përmirësimin e llogaridhënies qeveritare dhe qeverisjes së mirë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme për përfaqësim që kanë të bëjnë me transparencën e qeverive në rajon. Panelistë në këtë punëtori ishin Jelena Berkoviq nga GONG, Kroaci, Anna Kuliberda nga ТechSoup, Poloni dhe Dushan Jordoviq nga CRTA, Serbi, ndërsa moderator i punëtorisë ishte Darko Bërkan nga UG Zašto ne nga Bosnja dhe Hercegovina.20160528113403[1]

Јelena e filloi diskutimin e saj duke i prezantuar përvojat kroate në lidhje me matjen e transparencës e qeverisë. Ajo foli edhe për ndjekjen e procesit të qasjes në BE të realizuar nga GONG së bashku me disa organizata të tjera joqeveritare në Kroaci, si dhe për iniciativën për mbikëqyrje të pushtetit lokal LOTUS, që luan rol të rëndësishëm në punën e pushtetit lokal në Kroaci. “Kryetarët e komunave garonin dhe reagonin nëse humbnin ndonjë pikë te indikatorët. E kuptuan këtë shumë seriozisht, veçanërisht pasi kjo u realizua para zgjedhjeve” – theksoi Jelena.

Аnna Kuliberda foli për idenë e indeksit rajonal të nivelit të hapjes së qeverive dhe për atë se si u krijua metodologjia. Ajo poashtu foli edhe për rolin potencial të hulumtimit krahasues për suksesin e përfaqësimit për çështje të këtilla.

Dushani tha se CRTA pret të ketë përfitime nga ky hulumtim dhe se projekti do të ndikojë në mënyra të ndryshme, në atë kuptim që qeveria, me çdo ditë të kaluar do të veprojë më mirë dhe në kuptim të përfaqësimit të politikave të tyre para institucioneve. “Konsiderojmë se qasja dhe përgjigjet e qeverisë do të jenë më proaktive nëse ka një masë publike që i është ngjitur punë së saj” – u përgjigj Dushani.

Në fund, Darko Bërkan, sqaroi se ka nevojë të qartë për indeks rajonal, për shkak të nevojës për arritje dhe dukshmëri më të mirë publike, përshtatje të indikatorëve në nivel lokal, mirëpo edhe për shkak të nevojës për krijimin e një vegle për përfaqësim që do të shfrytëzohej në procese të ndryshme, sikurse në partneritetin e hapur qeveritar dhe në procesin e anëtarësimit në BE.13350268_1069154526477666_1201018654424730578_o

Projekti ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore realizohet nga Fondacioni Metamorfozis, me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian, në partneritet me Westminster Foundation for Democracy nga Britania e Madhe, CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability nga Serbia, Citizens Association Why not? nga Bosnja dhe Hercegovina, Center for Democratic Transition nga Mali i Zi, Open Data Kosovo (ODK) nga Kosova, dhe Lëvizja Mjaft! nga Shqipëria.

Qëllimi i projektit është rritja e përfshirjes së shoqërisë qytetare dhe organizatave mediatike në krijimin e mendimit publik, krijimin e politikave dh pjesëmarrje në mekanizmat për vendimmarrje, si dhe rritja e kapaciteteve të shoqërisë qytetare për të trajtuar çështje të ndjeshme.

Ky projekt implementohet me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian.

Ndaje: