Më 10 maj, në Qendrën kulturore në Ferizaj, Open Data Kosovo (ODK) e filloi projektin “ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore”.

ODK është pjesë e rrjetit të ACTION SEE, i cili përbëhet nga organizata nga rajoni i Evropës Juglindore dhe e filloi projektin rajonal në Kosovë, i cili do të mundësojë hulumtime të ndryshme në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet qeverisë, organizatave qytetare dhe medieve, krijimin e indeksit rajonal të nivelit të hapjes, si dhe mbështetje financiare në formë të mikro granteve për organizatat qytetare që më lehtë të ballafaqohen me çështje e nxehta dhe t’i rrisin kapacitetet e tyre.13140846_1107257612629927_363582283_n

“Qeverisja e mirë është kyçe për sundimin e të drejtës. Përderisa problemet me korrupsionin, transparencën, sundimin e të drejtës dhe qeverisjen e mirë janë në qendër të vëmendjes, megjithatë ka mungesë të kuptimit, e poashtu nuk u kushtohet vëmendje e duhur as problemeve sistemore, që të dëshmohet kjo”, deklaroi Besnik Rustemi, përfaqësues i ODK-së.

Poashtu, gjatë mbledhjes u potencua se grantet e vogla do të ndahen gjatë 4 viteve të ardhshme, që do t’u mundësojnë organizatave joqeveritare dhe organizatave mediatike që ta rrisin kapacitetin e tyre me atë që do të punojnë në tema dhe çështje të ndryshme.

“Qëllimi i projektit është që ta rrisë përfshirjen e organizatave qytetare dhe medieve në proceset e marrjes së vendimeve, politikave dhe mendimeve publike, si dhe të përmirësohen kapacitetet e shoqërisë qytetare për t’i trajtuar problemet e rëndësishme”, theksoi Partin Imeri, përfaqësues i ODK-së.13152775_1107257679296587_631524266_n

Albion Sherifi nga Forumi politik rinor deklaroi: “Roli i organizatave qytetare është kyç në përparimin e politikave publike, mirëpo pjesa më e madhe e këtyre përpjekjeve janë kuptuar gabimisht si “luftë” kundër qeverisë. Në nivel lokal, roli i organizatave qytetare është shumë i rëndësishëm në trajtimin dhe përfaqësimin e çështjeve të caktuara në lidhje me kategorinë e një shoqërie të caktuar. Marrë në përgjithësi, organizatat e rrjetëzuara me veprimtari të njëjtë dhe përkushtimi i tyre i vazhdueshëm ndaj çështjeve specifike, u mundëson pjesëmarrje të garantuar në procesin e marrjes së vendimeve, përndryshe do të ishin vetëm “fotografi pa zë””.

Në këtë mbledhje morën pjesë 21 përfaqësues të shoqërisë qytetare, mediet dhe mysafirët e tjerë nga institucionet komunale.

Projekti ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore realizohet nga Fondacioni Metamorfozis, me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian, në partneritet me Westminster Foundation for Democracy nga Britania e Madhe, CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability nga Serbia, Citizens Association Why not? nga Bosnja dhe Hercegovina, Center for Democratic Transition nga Mali i Zi, Open Data Kosovo (ODK) nga Kosova, dhe Lëvizja Mjaft! nga Shqipëria.

Ndaje: