Më 20 dhe 21 korrik, në Klubin GEM në Shkup, u mbajt takimi i dytë i partnerëve të projektit ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore. Në mbledhje morën pjesë përfaqësuesit e Fondacionit Metamorfozis, i cili njëkohësisht është edhe koordinator i projektit, si dhe organizatat partneret – Westminster Foundation for Democracy nga Britania e Madhe, CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability nga Serbia, Citizens Association Why not? nga Bosnja dhe Hercegovina, Center for Democratic Transition nga Mali i Zi, Open Data Kosovo (ODK) nga Kosova, dhe Lëvizja Mjaft! nga Shqipëria.

20160720112544

Në takim u diskutua indeksi rajonal i nivelit të hapjes së institucioneve, hulumtimi që do të realizohet së shpejti në institucione, si dhe hapat e dhe aktivitetetet e ardhshme të projektit.

20160721105724

Qëllimi i projektit është rritja e përfshirjes së shoqërisë qytetare dhe organizatave mediatike në krijimin e mendimit publik, krijimin e politikave dh pjesëmarrje në mekanizmat për vendimmarrje, si dhe rritja e kapaciteteve të shoqërisë qytetare për të trajtuar çështje të ndjeshme.

Ky projekt implementohet me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian.

Ndaje: