Мени

U mbajt takimi fillestar me grantistët nga cikli i tretë i skemës së granteve të projektit ACTION SEE nga Maqedonia e Veriut

Më 9 korrik të vitit 2019 u mbajt takimi fillestar me përfaqësuesit e grantistëve nga cikli i tretë i skemës së granteve të projektit ACTION SEE nga Maqedonia e Veriut Qëllimi i takimit fillestar ishte që përfituesit e grantistëve të njihen më mirë me procedurat në lidhje me zbatimin e granteve të tyre, por gjithashtu të kenë mundësinë të njihen mes tyre, t’i shkëmbejnë praktikat dhe përvojat më të mira në lidhje me zbatimin e granteve, dhe të krijojnë kontakte për bashkëpunim të mëtejshëm. Në këtë mënyrë, projekti ka për qëllim ndërtimin e një platforme të përbashkët dhe rrjetëzimin e organizatave të shoqërisë civile që janë shfrytëzuese të këtyre granteve.

Milla Josifovska, Gonxhe Halili, Natali Petrovska, Daniel Mitkovski, Gorica Pavllovska, Nenad Pavllovski, Todor Conev dhe Berat Limani në takimin fillestar me grantistët nga cikli i tretë i skemës së granteve të projektit ACTION SEE nga Maqedonia e Veriut, moderuar nga koordinatorja e projektit, Milla Josifovska

Njëkohësisht, më 9 korrik të vitit 2019 u mbajt edhe trajnim për t’i përmirësuar kapacitetet e tyre për përgatitjen e dokumenteve të raportit, si dhe për t’u njohur më mirë me procedurat për ruajtjen e të dhënave personale.

     

 

Në kuadër të projektit ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore, janë ndarë gjithsej 35 grante për zbatimin e projekteve në kohëzgjatje deri në gjashtë muaj. Me skemën e granteve janë përfshirë mbi 70 organizata të shoqërisë civile dhe organizata mediatike nga gjashtë vende edhe atë nga: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedoninë e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi, dhe ato i trajtojnë çështjet e karakterit lokal dhe kombëtar me qëllim të avancimit të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit.

Nga Maqedonia e Veriut, fitues të granteve nga cikli i tretë i skemës së granteve të projektit ACTION SEE janë:

  • Shoqata e të rinjve dhe grupeve të margjinalizuara: Qendra për integrim dhe zhvillim
  • Shoqata Iniciativa intelektualëve të papunë (www.ini.org.mk)
  • Koalicioni i shoqatave qytetare “Të gjithë për gjykim të drejtë” (all4fairtrials.org.mk)
  • Еko Natyra (www.ekonatyra.org)