Menyja

Me takimin e parë u shënua fillimi i projektit “Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore”

Më 8 dhe 9 shkurt 2016, në Beograd, Republika e Serbisë, u mbajt takimi i parë koordinues i partnerëve të projektit ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore. Në mbledhje morën pjesë përfaqësuesit e Fondacionit Metamorfozis, i cili njëkohësisht është edhe koordinator i projektit, si dhe organizatat partneret – Westminster Foundation for Democracy nga Britania e Madhe, CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability nga Serbia, Citizens Association Why not? nga Bosnja dhe Hercegovina, Center for Democratic Transition nga Mali i Zi, Open Data Kosovo (ODK) nga Kosova, dhe Lëvizja Mjaft! nga Shqipëria.

20160208112230

Në takim u diskutuan hapat dhe aktivitetet e ardhshme të projektit, ndërsa të pranishmit i identifikuan dhe në mes tyre i këmbyen sfidat dhe praktikat e mira nga vendet e tyre.

20160208112237

Qëllimi i projektit është rritja e përfshirjes së shoqërisë qytetare dhe organizatave mediatike në krijimin e mendimit publik, krijimin e politikave dh pjesëmarrje në mekanizmat për vendimmarrje, si dhe rritja e kapaciteteve të shoqërisë qytetare për të trajtuar çështje të ndjeshme.

Ky projekt implementohet me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian.