Më 13,14 dhe 17 shkurt të këtij viti u mbajt trajnimi i dytë me radhë në temën “Foto-aktivizmi”, që kishte për qëllim avancimin e shkathtësive të: gazetarëve, bloguesve dhe aktivistëve. Trajnimi u mbajt në hapësirat e klubit GEM në Shkup dhe në të morën pjesë 10 pjesëmarrës.

Gjatë tre ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit kishin mundësi të njihen dhe të mësojnë diçka më tepër për fillimet dhe historinë e foto-aktivizmit, rëndësinë e tij në të kaluarën dhe sot, si dhe për ndryshimet shoqërore të shkaktuara mu nga këto ndryshime fotografi.

Me qëllim të përkushtimit më të suksesshëm ndaj foto-aktivizmit, pjesëmarrësve iu përcollën njohuri nga aspekti teknik i fotografisë, këshilla për kompozim më të mirë në krijimin e fotografive, si dhe shkathtësi për shfrytëzimin e programeve për përpunim të avancuar të fotografive.

Trajnimi përfundoi me realizimin e një detyre praktike nga ana e pjesëmarrësve, gjegjësisht fotografim të temave të caktuara që më parë me qëllim të zbatimit praktik të asaj që është mësuar. Më poshtë janë dhënë disa nga fotografitë e bëra gjatë trajnimit, të cilat vetë pjesëmarrësit i zgjodhën si më të mira.

DSC_0945

1911934_817616311587151_1257309515_n

1938079_10203215078088192_865407584_n

Ndaje: