Menyja

U mbajt uebinar në temën: „Si ta mbroni privatësinë në botën digjitale?“

Më 12 prill 2017 u mbajt uebinar njëorësh në temën : „Si ta mbroni privatësinë në botën digjitale“, ku morën pjesë 46 pjesëmarrës, të cilët morën pjesë në mënyrë aktive duke parashtruar pyetje dhe duke diskutuar.

Ligjërues i uebinarit ishte Еlena Trifunovska magjistre e komunikimeve me përvojë shumëvjeçare në fushën e mbrojtjes së privatësisë. Në periudhën prej vitit 2005 deri në vitin 2014, Elena ka punuar si këshilltare për bashkëpunim ndërkombëtar dhe marrëdhënie me publikun në Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa prej atëherë punon si analiste në këtë fushë me theks të veçantë mbrojtjen e privatësisë në internet dhe në media. Paraqitet edhe si autore dhe bashkautore e disa publikimeve profesionale për mbrojtjen e të dhënave personale në disa fusha, analizave dhe hulumtimeve që kanë të bëjnë me zbatimin e rregullativës për mbrojtjen e të dhënave personale. Përveç të drejtës për privatësi, në fushën e saj të interesit janë edhe rregullativa mediatike dhe teoritë e informacionit dhe të komunikimit.

Videoja e uebinarit në YouTube gjendet këtu: https://youtu.be/Mo4c7EfKO3A

Prezantimin e Elena Trifunovskës mund ta shihni dhe ta shkarkoni këtu: http://bit.ly/2pwIIvE

Linqe të nevojshme:

Mos harroni të na ndiqni në profilet tona në rrjetet sociale dhe të na dërgoni propozime dhe vërejtje që ta përmirësojmë punën tonë.

Twitter: @fmeta

Facebook: https://www.facebook.com/metamorphosis.foundation/

Ky uebinar u mbajt në kuadër të projektit TechSoup Balkans.

Në qoftë se keni propozime apo pyetje në lidhje me uebinaret na kontaktoni në: webinar@metamorphosis.org.mk