Më 21 prill në Sh.F. “Kemal Ataturk” në Qendrën e Zhupës, u mbajt rribunë për mbrojtje onlajn të privatësisë dhe të dhënave personale, ku morën pjesë nxënësi e kësaj shkolle dhe të Gjimnazit “ATA” të kësaj komune. Në tribunë morën pjesë rrteh 40 nxënës të cilët diskutuan për atë se çka janë të dhënat personale, cilat rreziqe ekzistojnë në internet dhe si të mbrohen prej tyre.

20160421_103627

Pastaj në shkollën e mesme “Mavrovë-Rostushë” të rajonit Mavrovë dhe Rostushë u mbajt tribunë në temën e njëjtë ku morën pjesë rreth 40 nxënës të kësaj shkolle të mesme, si dhe nxënës nga Sh.F. “Gjorgji Puleski”.

13078161_10208825674971848_1373286758_o

Më 25 prill u mbajtën edhe 2 tribuna, edhe atë njëra në Sh.F. “Said Najdeni”, ndrësa e dyta në SHMQ “Zdravko Çoçkovski/28 Nëntori”. Në këto tribuna përveç nxënësve të këtyre shkollave, kishte dhe nxënës nga Sh.F. “Vëllazërim bashkimi” – Penestia, si dhe Sh.F. “Riste Risteski”. Këto dy tribuna në Dibër i ndoqën rreth 80 nxënës.

Në fund të tribunave, nxënësit morën broshura për edukim kundër gjuhës së urrejtjes, fletëpalosje për mbrojtje të privatësisë dhe të sigurisë në internet, si dhe materiale të tjera promovuese që janë përgatitur në kuadër të projektit.

Projekti “Sajber engjujt rojtarë – siguria e fëmijëve në rrjetet sociale dhe në internet nga keqpërdorimi i të dhënave personale”, implementohet nga Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të bashkësisë nga Dibra në partneritet me Fondacionin Metamorfozis, ndërsa është i mbështetur nga Projekti i USAID-it për shoqëri qytetare. Qëllimi kryesor i projektit është mbrojtja dhe edukimi i të rinvje nga keqpërdorimi i të dhënave të tyre personale nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ndaje: