Të premten më 12 prill 2019, ekipi i “Vërtetmatës”-it mori pjesë në xhirimin e duelit televiziv midis tre kandidatëve presidencialë, që u zhvillua me rastin e zgjedhjeve presidenciale të këtij viti dhe që u transmetua të njëjtën mbrëmje në Programin e parë të “Televizionit të Maqedonisë”.

Në bashkëpunim me organizatorin e duelit televiziv, IDEAOK, u arrit marrëveshje që ekipi i “Vërtetmatës”-it të bëjë analiza në të cilat u verifikuan faktet në deklaratat e kandidatëve presidencialë, me ç’rast ato publikoheshin gjatë duelit televiziv dhe votuesit kishin mundësi ta mësojnë të vërtetën e tyre, përderisa ato emetoheshin në ekranet televizive.

U bënë 6 verifikime të fakteve dhe ato u përkthyen edhe në gjuhën shqipe. Versionet në gjuhën shqipe të artikujve u transmetuan nga ueb-faqja informative “Portalb”, të cilën, sikurse edhe “Vërtetmatës”-in, e boton Fondacioni “Metamorfozis”. Përveç kësaj, artikujt u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.

Kjo është hera e parë gjatë fushatës parazgjedhore që dueli televiziv i kundërshtarëve politikë t’i nënshtrohet verifikimit të fakteve, rezultatet e të cilit emetoheshin në momentin kur publiku i dëgjonte dhe i shikonte deklaratat e tyre në ekranet televizive. Fakti që dueli televiziv nuk u transmetua drejtpërdrejtë (“live”), por me transmetim të vonuar prej 8 orësh, u mundësoi verifikuesve të fakteve nga “Vërtetmatës”-i që të bëjnë verifikime të shpejta, por të plota të deklaratave problematike të dhëna nga pjesëmarrësit.

Ekipi i “Vërtetmatës”-it edhe në të ardhmen do të përpiqet të jetë i pranishëm në debatet e këtilla zgjedhore ndërmjet kundërshtarëve politikë, të sigurojë verifikim objektiv dhe metodologjik të fakteve dhe rezultatet e tij t’ua prezantojë votuesve në momentin kur ato do të transmetohen në ekranet e vogla.

Ndaje: