Java e arsimit të hapur paraqet një seri ngjarjesh për ngritjen e vetëdijes për lëvizjen për arsim të hapur. Java e tretë e arsimit të hapur do të mbahet prej 10 deri më 15 mars, onlajn dhe oflajn në mbarë botën.

Qëllimi i ngjarjeve dhe i resurseve është të përfshihen sa më tepër njerëz që është e mundur që të paraqiten mundësitë që i krijon arsimi i hapur dhe çka mund të presim.

Gjatë kësaj jave:

  • Shihni videot në të cilat janë paraqitur projektet për arsim të hapur.
  • Shihni pyetjet e parashtruara më shpesh për resurset e hapura arsimore (RHA), për shembull, si t’i shfrytëzoni, krijoni dhe si t’i shpërndani materialet.
  • Shihni listën e ngjarjeve, që ta gjeni ngjarjen që ju intereson. Shfrytëzoni resurset e hapura arsimore që të mësoni diçka të re dhe shkëmbeni zbulimet tuaja me miqtë dhe kolegët tuaj.
  • Inkuadrohuni në ndonjërin nga kurset pa pagesë dhe të hapura të Shkollës së hapur ose mësoni diçka më tepër për gjetjen, licencimin dhe përdorimin e RHA-ve.
  • Vizitoni ueb-faqen e Javës së arsimit të hapur gjatë kësaj jave që të kyçeni në bisedat e shumta për arsim të hapur.
  • Shkarkoni banerin e Javës së arsimit të hapur që ta paraqitni në blogun ose ueb-faqen tuaj.
  • Ftoni të tjerët që të njoftohen me Javën e arsimit të hapur. Mund ta tweet-oni duke e përdorur hashtag-un #openeducationwk.

Ndaje: