Студиска посета на регионот Долна НормандијаDelegacioni ishte i përbërë nga z. Pavle Sazdov, Sekretar shtetëror në Ministrinë për shoqëri informatike, z. Aleksandar Ugrinovski nga Agjencia për nëpunës shtetërorë, z. Bardhyl Jashari, Drejtor i Fondacionit Metamorfozis dhe z-sha Elena Ignatova, koordinatore për projekte në Fondacionin Metamorfozis. Qëllimi i vizitës ishte takimi me përfaqësuesit e Normandisë së Poshtme nga fusha e e-mësimit dhe fusha e trajnimit të nëpunësve të vetëqeverisjes lokale, shqyrtimi i realizueshmërisë së projektit për trajnim të nëpunësve maqedonas nëpërmjet modalitetit e-mësim si dhe këmbim i përvojës maqedonase në zbatimin e teknologjive digjitale në pushtetin lokal.

Студиска посета на регионот Долна НормандијаNë kuadër të vizitës u realizuan disa takime, në mesin e të cilave: takim me kompaninë Ingénium që merret me zhvillim të zgjidhjeve për e-mësim në nivel rajonal, pritje zyrtare e delegacionit maqedonas në Këshillin rajonal të Normandisë së Poshtme ku ishte e pranishme edhe z-nja Korin Feret, takim me përfaqësuesit lokalë: EPN (Hapësira digjitale publike) / nëpunësit e vetëqeverisjes lokale / komunës në lidhje me përvojën në hapjen e kurseve për tele-trajnim të presonelit komunal në P@T në Montanj-о-Persh dhe të tjerë.

Студиска посета на регионот Долна НормандијаPërveç takimeve me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale, delegacioni morri pjesë në seminarin e EPN (Hapësira digjitale publike) në Sen Lo, ku z. Pavle Sazdov dhe z. Bardhyl Jashari patën prezantime për aktivitetet e dy institucioneve në lëmitë e teknologjive digjitale dhe të vetëqeverisjes lokale.

Bashkëpunimi i decentralizuar ndërmjet rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë është rezultat i vullnetit të përbashkët për të marrë pjesë në zhvillimin e të dyja territoreve, me hapje drejt botës dhe nxitje të popullatës që të angazhohet për shoqërie qytetare aktive lokale dhe evropiane nëpërmjet reciprocitetit dhe këmbimit. Projekti do të kontribuojë për krijimin e një platforme për këmbime të qëndrueshme dhe do të mundësojë krijim të lidhjeve të përhershme ndërmjet popullsive të këtyre dy territoreve evropiane të cilat janë anëtare të Frankofonisë. Fondacioni Metamorfozis e koordinon komponentën TIK.

Ndaje: