Мени

Agjenda digjitale: fëmijët i shfrytëzojnë rrjetat sociale në moshë më të vogël, ndërsa një numër i madh i tyre nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet kryesore për privatësinë

Sipas një hulumtimi mbarëevropian të realizuar për Komisionin Evropian, 77 përqind e fëmijëve të moshës prej 13 deri në 16 vjet dhe 38 përqind e fëmijëve të moshës prej 9 deri në 12 vjet në BE, kanë profil në ndonjë ueb-faqe për rrjetëzim social.

Megjithatë, një e katërta e fëmijëve që shfrytëzojnë ueb-faqe për rrjetëzim social si Facebook, Hyves, Tuenti, Nasza-Klasa SchuelerVZ, Hi5, Iwiw ose Myvip, thonë se profili i tyre është i përcaktuar si “publik”, që do të thotë se çdokush mund ta shohë, ndërsa një numër i madh i tyre e tregojnë adresën e tyre dhe/ose numrin e telefonit. Këto numra e potencojnë rëndësinë e shqyrtimit të ardhshëm të Komisionit evropian për implementimin e Parimeve për rrjetëzim më të sigurt social në BE. Kjo marrëveshje u arrit me ndërmjetësimin e Komisionit në vitin 2009, kur kompanitë e mëdha për rrjetëzim social u pajtuan që të fusin në përdorim masa për të ofruar siguri në internet për shfrytëzuesit që kanë më pak se 18 vjet. Siguria e fëmijëve në internet është pjesë e rëndësishme e Agjendës digjitale për Evropën.

Neli Kros, zëvendëskryetarja e Komisionit evropian për agjendën digjitale, thotë: “Rritet numri i fëmijëve në ueb-faqet për rrjetëzim social, mirëpo shumë prej tyre nuk i ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për ta mbrojtur veten e tyre në internet. Këto fëmijë vetë u ekspozohen rreziqeve, dhe mund të lëndohen nga kërcënuesit dhe grabitqarët onlajn. Prandaj, të gjitha kompanitë për rrjetëzim social duhet menjëherë t’i bëjnë profilet e të miturve, të atilla që atyre të mund t’u qasen vetëm kontaktet nga lista e tyre e miratuar, dhe këto profile të mos gjehen nga kërkuesit e internetit. Kompanitë të cilat akoma nuk janë regjistruar për Principet për rrjetëzim më të sigurt social në BE, duhet ta bëjnë këtë menjëherë me qëllim që të mundësohet siguria e fëmijëve tonë”.

Fëmijët janë shfrytëzues aktivë të ueb-faqeve për rrjetëzim social

Hulumtini të cilin sot e publikoi rrjeti EUKidsOnline, e në të cilin u përfshinë 25.000 të rinj nga 25 vende evropiane, tregon se 38 përqind e fëmijëve të moshës prej 9 deri në 12 vjeçare kanë profil në ueb-faqet për rrjetëzim social, prej 70% në  Holandë deri në 25% në Francë. Rrjetat sociale janë akoma më të popullarizuara në mesin e tinejxherëve (77% e fëmijëve të moshës 13-16 vjeçare thonë se kanë profil).

15 përqind të fëmijëve të moshës prej 9-12 vjeçare thonë se kanë më shumë se 100 kontakte në profilin e tyre, ndërsa mbi 100 kontakte kanë 47% të fëmijëve në Hungari. Nga fëmijët e moshës 13-16 vjeçare, fëmijët nga  Belgjika, Danimarka, Greqia, Hungaria, Italia, Holanda, Norvegjia, Polonia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar, ka më shumë gjasa të kenë mbi 100 kontakte se sa fëmijët nga vendet e tjera.

Shumë fëmijë kanë profile publike që mund t’i shohë çdokush

Një e katërta e fëmijëve në ueb-faqet për rrjetëzim social thonë se profili i tyre është i hapur për publikun. Një e pesta e fëmijëve, profili i të cilëve është publik, thonë se në profilin e tyre është e paraqitur adresa dhe/ose numri i tyre i telefonit. Në 15 nga gjithsej 25 vende, fëmijët e mëshës 9-12 vjeçare ka më shumë gjasa të kenë profil publik se sa fëmijët e moshës 13-16 vjeçare.

Vetëm 56% e fëmijëve të moshës 11-12 vjeçare thonë se dijnë se si t’i ndryshojnë përshtatjet për privatësi në profilet e tyre në rrjetet sociale. Të rinjtë pak më të mëdhenj kanë shkathtësi më të mira (78% e fëmijëve të moshës 15-16 vjeçare thonë se dijnë se si t’i ndryshojnë përshtatjet e tyre për privatësi).

Ç’bën Komisioni?

Komisioni e ndjek zbatimin e Parimeve për rrjetëzim më të sigurtë social në BE, marrëveshjen vetërregulluese të nënshkruar nga kompanitë për rrjetëzim social, me të cilën ato obligohen të zbatojnë një sërë masash për shërbimet e tyre me qëllim që të mundësohet siguria e fëmijëve.

Komisioni së shpejti do ta publikojë grupin e parë të rezultateve nga vlerësimi i zbatimit të Parimeve për rrjetëzim më të sigurtë social në BE, nga ana e këtyre nënshkruesve: Arto, Bebo, Facebook, Giovani, Hyves, IRC Galleria, MySpace, Nasza-Klasa, Netlog, One.lt, Rate, SchuelerVZ, Tuenti dhe Zap.

Raporti i publikuar sot gjithashtu potencon se disa nga ueb-faqet për rrjetëzim social që janë të popullarizuara në mesin e të rinjve në Evropë, nuk janë nënshkrues të Parimeve për rrjetëzim më të sigurtë social.

Burimi: Europe’s Information Society „Digital Agenda: children using social networks at a younger age; many unaware of basic privacy risks, says survey“ 28 prill, 2011.

Поврзани натписи