Menyja

Botim bonus i EDRi-gram-it

BONUS EDRi-gram

buletin dyjavor për të drejtat digjitale qytetare në Evropë

Numër 8.25, 22 dhjetor 2010

STYLE–> BONUS EDRi-gram

==================================================
Përmbajtja
==================================================

Hyrje
1. EDRi – Organizata evropiane për të drejta digjitale
2. Pasqyrë e shkurtër e zyrës së EDRi-t në Bruksel
3. Tetë vite EDRi-gram
4. Veprim i rekomanduar: Përkraheni EDRi-n!
Për EDRi-n

==================================================
Hyrje
==================================================

Ky BONUS EDRi-gram special është përgatitur nga anëtarët dhe vëzhguesit e EDRi-t si dhuratë për të gjithë abonuesit EDRi-gram-it dhe vizitorët e ueb-faqes së EDRi-t.

Ai përmban informata për shoqatën Të drejtat digjitale evropiane (European Digital Rights – (EDRi), zyrën e saj në Bruksel dhe buletinin e saj. Si gjithmonë është në dispizicion nën licencën Creative Commons 3.0 BY. Poashtu u mundëson që për herë të parë, në këto 9 vite (!!!), EDRi-t t’i dërgoni dhuratë për Kërshëndella ! :-)

EDRi u dëshiron të gjithë abonuesve të saj të gjitha të mirat në Vitin e Ri dhe urime për
festat e dimrit!

Numri i ardhshëm i rregullt i EDRi-gram-it, numër 9.1, do të botohet më 12 janar 2011.

==================================================
1. EDRi – Organizata evropiane për të drejta digjitale
==================================================

Ju keni qenë abonues i EDRi-gram-it për një kohë të caktuar, por së fundi kemi kuptuar se asnjëherë nuk ju kemi dhënë një pasqyrë për atë se kush jemi dhe ç’bëjmë. Gjithsesi, mund t’i shihni detajet në ueb-faqen tonë, mirëpo një pasqyrë e plotë asnjëherë nuk pengon.

Të drejtat digjitale evropiane (European Digital Rights), EDRi, është organizatë evropiane, joprofitabile, joqeveritare për të drejtat digjitale e cila e çmon bashkëpunimin ndërkombëtar. EDRi është themeluar në vitin 2002 nga 10 organizata (anëtare mund të jenë vetëm OJQ-të) nga 7 vende evropiane.  Që atëherë numri i anëtarëve të EDRi-t ka shënuar rritje të vazhdueshme. Momentalisht, 29 organizata janë anëtare të EDRi-t. Ato janë të vendosura, apo kanë zyra, në 18 shtete të ndryshme të Evropës. Poashtu, organizata ka edhe 17 vëzhgues në listat e saja dhe për aktivitetet e saja. Kur themi Evropë, ne gjithmonë e kemi parasysh territorin sipas të Këshillit të Evropës – d.mt.th. jo vetëm shtetet  anëtare të Bashkimit Evropian.

EDRi u formua pasiqë aktivitetet tona nacionale nuk ishin të mjaftueshme. Nevojitet një prezencë në nivel evropian dhe ndërkombëtar i shoqërisë civile poqese dëshirojmë të bëjmë ndryshime.

Qëllimet e EDRi-t janë të promovojë, të mbrojë dhe të përkrahë të drejtat dhe liritë fundamentale të njeriut në një mjedis digjital. Çka nënkuptojmë me këtë? Për shembull: Liria e të shprehurit, privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale dhe qasja në dije.

Për ta arritur këtë qëllim ne përpiqemi t’i mbikqyrim, të raportojmë dhe të të ofrojmë edukim për rreziqet që u kërcënohen të drejtave civile në fushën e teknologjisë informatike dhe të komunikimit. Një nga veglat tona të fundit për ngritje të vetëdijes është për shembull libri komik “Nën mbikqyrje”, të cilin e përgatitëm së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë në një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian. Shembull tjetër është buletini ynë dyjavor EDRi-gram, i cili sapo e përmbylli vitin e tij të 8-të të raporteve të kualitetit të lartë për të drejtat digjitale në Evropë.

Në bëjmë edhe hulumtim të politikave dhe rezulatet ua ofrojmë publikut dhe trupave kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Shembuj të fundit për këtë janë kontributet tona për grupet e ekspertëve të Komisionit Evropian për çështje të identifikimit nëpërmjet të radio frekuencave (RFID) dhe për Internetin e gjërave (Internet of Things), përgjigjet tona për Komisionin Evropian dhe konsultimet për Këshillin e Evropës, si dhe puna jonë si vëzhgues të grupeve punuese të Këshillit të Evropës.

EDRi dhe anëtarët e saj poashtu merren edhe me përfaqësim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke përfaqësuar trupa siç janë Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, OECD (EDRi ndihmoi në formimin dhe njohjen e CSISAC nga OECD-ja, dhe në shkrimin e Deklaratës së Seulit të CS-së në vitin 2008, e cila mbështetje është e nevojshme për anëtarësim në CSISAC), WIPO dhe Kombet e Bashkuara, si dhe
organizim dhe pjesëmarrje në konferenca dhe ngjarje të tjera publike.

EDRi poashtu shërben edhe si platformë për bashkëpunim dhe aktivitete të përbashkëta dhe i kombinon ndikimin, eksperiencën, dijen dhe hulumtimin e anëtarëve të saj. Prandaj, aktivitetet e EDRi-t kryesisht udhëhiqen dhe realizohen nga përfaqësues të anëtarëve të saj, përkrah aktiviteteve të tyre kombëtare. Poashtu, në mënyrë të vazhdueshme kërkojmë anëtarë të rinj, OJQ nga Evropa apo ato që janë posaçërisht aktive në nivel evropian, që punojnë në fushën e të drejtave digjitale qytetare dhe që dëshirojnë të jenë të kyçura dhe t’i ndajnë përvojat e tyre me të tjerët.

Duke filluar nga shtatori i vitit 2009, EDRi arriti ta përfitojë Joe McNamee si Koordinator për përfaqësim dhe të hapë zyrë në Bruksel. Ky zhvillim i rëndësishëm u bë i mundshëm nga një grant nga Instituti Shoqëri e Hapur dhe kontributet plotësuese financiare të anëtarëve të EDRi-t.

Duke e pasur parasysh përvojën nga viti i kaluar, ne besojmë se është përparësi e madhe për punën e EDRi-t që të ketë prezencë gjatë tërë kohës në Bruksel dhe të mbajë kontakte direkte të rregullta me institucionet evropiane. Jo vetëm për EDRi-n, por për secilin që beson në lirinë e të shprehurit, sundimin e ligjit, privatësinë ose qasjen në dije. Prandaj ,tani është shumë me rëndësi që të shfrytëzohet kjo mundësi unike për të ndërtuar një përfaqësim të qëndrueshëm në Bruksel.

Gjithashtu, përkrahja individuale është shumë e rëndësishme për ne, për të na treguar se edhe ju jeni të interesuar për të drejta tuaja digjitale. Kjo mund të jetë një fjalë për punën tonë, kritikë apo ndoshta edhe donacion. Shihni mundësitë që i keni për ta përkrahur EDRi-n në artikullin e dedikuar për këtë temë në fund të këtij botimi të EDRi-gram-it. Për të pasur një pasqyrë të përgjithshme më të mirë, ne kemi përgatitur një raport dyvjeçar për vitet 2009 dhe 2010, i cili poashtu përmban disa të dhëna themelore financiare për dy vitet e kaluara.

Raporti dyvjeçar për vitet 2009 dhe 2010

Anëtarët dhe vëzhguesit e EDRi-t

Libri komik “Nën mbikqyrje”

CSISAC – Këshilli këshilldhënës i shoqërisë civile për shoqëri informatike

(kontribut nga Andreas Krisch – Kryetar i EDRi-t)

============================================================
2. Pasqyrë e shkurtër e zyrës së EDRi-t në Bruksel
============================================================

Zyra e EDRi-t në Bruksel është lidhja kryesore në mes të shoqatës dhe institucioneve politike të Bashkimit Evropian – Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian. Si një zyrë e cila i përfaqëson 29 organizata nga 18 shtete, zyra e EDRi-t në Bruksel duhet ta përcjellë zhvillimin e inciativave legjislative dhe jolegjislative në institucione dhe në kohë t’u ofrojë informatë kthyese anëtarëve dhe vëzhguesve të saj.

EDRi poashtu vepron si aktor i rëndësishëm i shoqërisë civile për institucionet evropiane. Vetëm gjatë këtij muaji, kemi marrë pjesë në konsultimet e Komisionit Evropian për mbylljen pa procedurë gjyqësore të ueb-faqeve të cilat gjoja janë ilegale dhe në konsultimet për reklamimin online të bazuar në sjelljen e konsumatorëve. Ne poashtu folëm në takimin e nivelit të lartë të komisionierit Reding, ku u shqyrtua Direktiva për mbrojtjen e të dhënave të vitit 1995 si dhe në takimin e Platformës  për Privatësi në
Parlamentin Evropian.

Përveç takimeve formale konsultative nëpër institucione, EDRi poashtu ka një program në realizim e sipër të takimeve më zyrtarë dhe parlamentarë të institucioneve të BE-së. Gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, ne jemi takuar me zyrtarë të përfaqësive të shteteve të ndryshme në Këshillin e Evropës,
me parlamentarë dhe zyrtarë nga të gjitha grupet kryesore politike në Parlamentin Evropian, komisionerin Kroes dhe zyrat private të komisionerëve Reding dhe Malmström dhe morrëm pjesë në takimin ndërmjet ekspertëve për të drejtat fundamentale ndërkombëtare, qeverië suedeze dhe Raportuesit special të OKB-ve për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtës për liri të mendimit dhe të shprehjes.

Një pjesë tjetër e punës së zyrës së EDRi-t në Bruksel është poashtu dhënia e përgjigjeve me shkrim për konsultimet. Më shumë informata për këtë mund të gjenden në raportin e EDRi-t për dy vitet e kaluara.

Për EDRi-n poashtu është me rëndësi ta përhapë mesazhin e saj më gjerë në Bruksel. Si rezultat i kësaj, ne rregullisht marrim ftesa për të mbajtur fjalime në ngjarje që kanë të bëjnë me industrinë, siç është Forumi për telekomunikime dhe media, ngjarje akademike siç është seminar i WikiLeaks në Facultés universitaires Saint-Louis.

Ngarkesa me punë e zyrës së EDRi-t në Bruksel do të rritet mjaft gjatë muajve dhe viteve të ardhshme si pasojë e iniciativave të parapara në Agjendën digjitale të BE-së dhe Programin Stokholm. Ka disa shembuj të legjislacionit që do të pasojë, që është me rëndësi shumë të madhe për të drejtat digjitale që janë futur apo së shpejti do të futen në përdorim në nivel të BE-së:

a)  Në fushën e krimit të Internet, kemi shqyrtimin që do të pasojë të Direktivës për ruajtje të të dhënave dhe fazat e fundit të Direktivës për eksploatimin e fëmijëve (që shfrytëzohet si mjet për futjen në përdorim të ueb-bllokimit në tërë BE-në). Përveç këtyre, ka një numër të madh të diskutimeve “vetë-rregulluese” ku Komisioni Evropian ka për qëllim (dhe në disa raste tanimë ka pasur sukses) t’i bindë ofruesit (provajderët) e shërbimeve të Internetit që të kenë fuqi që pa procedurë gjyqësore t’i mbikqyrin dhe t’i dënojnë konsumatorët e tyre. Në këtë kontekst, Direktiva për E-tregti, e cila e përcakton regjimin e përgjegjësisë për ofruesit e shërbimeve të Internetit, tani është temë e konsultimeve të Komisionit Evropian;

b)  Direktiva për mbrojtje të të dhënave e vitit 1995 është duke u ripërpiluar tërësisht dhe Direktiva e miratuar para do kohësh për e-privatësi do të jetë pjesë e udhëzimeve për implementim nga ana e Komisionit Evropian;

c) Sa i përket pronës intelektuale, Direktiva për zbatim të të drejtave për pronësi intelektuale (IPR) së shpejti do të jetë temë e konsultimeve, që thujase pashmangshëm do të çojë në rishqyrtim të legjislacionit. Më tej, planet kontraverze për Direktivë për sanksione kriminale për shkelje që kanë të bëjnë me pronën intelektuale do të ringjallen përsëri nga Komisioni. Komisioni poashtu së shpejti do të japë propozime për punët, autorët e të drejtave të të cilave nuk mund të kontaktohen (orphan works) dhe grupeve kolektive për mbrojtje të të drejtave autoriale (collecting societies).

Momentalisht zyra e EDRi-t në Bruksel ka një të punësuar.

Agjenda digjitale

Programi Stokholm

(Kontribut i Joe McNamee – Zyra e EDRi-t në Bruksel)

==================================================
3. Tetë vite EDRi-gram
==================================================

Buletini i parë i EDRi-gram-it u botua më 29 janar 2003. Atëherë flisnim për Direktivën për të drejtat autoriale të Komisionit Evropian, ruajtjen e të dhënave, patentet e softuerëve apo cenzurimin qeveritar të ueb-faqeve në Gjermani.

Shpaluesit  e keqpërdorimeve (Whistleblowers) ishin Person i vitit i revistës Time që u shpall në dhjetor të vitit 2002. Numri i shfrytëzuesve të Internetit ishte përafërsisht 600 millionë njerëz në janar të vitit 2003. Fjala më e popullarizuar për kërkim në vitin 2003 ishte KaZaa. Kompania kryesore e Internetit në SHBA ishte Time Warner me AOL-in e saj dhe thujase çdokush e shfrytëzonet Internet Explorer-in si shfletues të Internetit.

Tetë vjet më vonë ka thuajse 2.000 milionë shfrytëzues të Internetit anembanë botës.
E kemi Facebook-un me 550 milionë shfrytëzues të regjistruar dhe pronari i tij para do kohësh u shpall Person i vitit i revistës Time. (i preferuar nga redaktori i Time për ndihmësit e Shpaluesve të keqpërdorimeve i ranguar në vendin e parë nga lexuesit e revistës Time!). Shërbimet e Google i shohim çdokund ndërsa Firefox është shfletuesi më i përdorur.

Si duket, sfidat për të drejtat digjitale janë rritur gjatë viteve të kaluara. Ruajtja e të dhënave tani është direktivë e obligueshme për shtetet anëtare të BE-së. Direktiva për zbatim të të drejtave për pronësi intelektuale e ka rritur zbatimin e të drejtave autoriale në botën digjitale. Cenzurimi në formë të bllokimit të Internetit do të bëhet realitet në tërë Evropën në shkurt të vitit 2011.

Shkruam për të gjitha këto kërcënime të reja dhe të vjetra për të drejtat digjitale qytetare gjatë 8 viteve të kaluara. I mbuluam lajmet dhe mendimet për të drejtat digjitale qytetare nga institucionet e Bashkimit Evropian, organizatat ndërkombëtare (Këshilli i Evropës, WIPO, OECD, Forumi për udhëheqje të Internetit (Internet Governance Forum) etj.) dhe pothuajse të gjitha vendet evropiane. Por, gjithë këtë nuk do të mund ta bënim pa Sjoera Nas, e cila ishte iniciatorja dhe redaktorja e EDRi-gram-it gjatë tre viteve të para, pa ISHH, i cili e ka përkrahur punën tonë në mënyrë të vazhdueshme, pa të gjithë autorët që kanë kontribuar me artikujt e tyre në buletin apo të gjithë njerëzit e tjerë të cilët na i sygjeronin temat kombëtare apo ndërkombëtare që nuk duhej lënë anash.

Kjo është poashtu edhe një përkujtues për të gjithë, se i mirëpresim artikujt, informatat dhe ngjarjet për t’i futur në EDRi-gram. Shpresojmë të kemi përkrahje të madhe edhe në të ardhmen.

Dhe tani, nënkuptohet, ju jeni njëri nga mbi 5.800 abonuesit që e marrin botimin e fundit. Prandaj menduam se është koha e përshtatshme për t’ju thënë FALEMINDERIT edhe për shkak se na lexoni!

EDRi-gram-i numër 1 (29.01.2003)

I tërë arkivi i EDRi-gram-it (2003-2010)

Abonohuni për  EDRi-gram-in

(kontribut i Bogdan Manolea – redaktor i EDRi-gram-it)

==================================================
4. Veprim i rekomanduar: Përkraheni EDRi-n!
==================================================

A besoni në lirinë e Internetit? Në të drejtat digjitale qytetare? Në të drejtat e njeriut në mjedisin e Internetit?
Atëherë na duhet përkrahja juaj! Jo vetëm për shkak se besojmë në idetë e njëjta, por për shkak se përpiqemi në mënyrë aktive që t’i promovojmë dhe t’i respektojmë ato. Se si e bëmë këtë gjatë dy vieteve të kaluara shiheni raportin tonë.

Pra, çfarë lloj ndihme pranojmë?

a) Pasiqë po afrohen Kërshëndellat, na duhet të pranojmë se fillimisht presim një dhuratë (e kush nuk pret dhuratë për Kërshëndella? :-))
Prandaj, donacionet janë gjithmonë të mirëseardhura. Qoftë të mëdha apo të vogla. Për arsye të privatësisë, deri tani, mundësia e vetme që është në dispozicion është transferi bankar. Këto para na duhen për ta mbajtur të hapur zyrën tonë në Bruksel edhe gjatë vitit 2011.

Shihni: http://www.edri.org/about/sponsoring

b) Një fjalë e mirë apo ndonjë kritikë është gjithmonë e mirëseardhur në “board at edri dot org” (board@edri.org) apo në adresë tjetër.

Shihni: http://www.edri.org/about/contact

c) Përkthejeni punën tonë në gjuhën tuaj ashtu që sa më shumë njerëz ta dijnë se ç’jemi duke bërë. EDRi-gram-i tanimë është i përkthyer në gjermanisht dhe pjesërisht në maqedonisht. Disa dokumente nga fushata të tjera (siç është broshura për Bllokimin në Internet) tanimë janë përkthyer në katër gjuhë. Përkthimi është i lirë – të gjitha tekstet janë në dispozicion sipas licencës Creative Commons BY 3.0 Thekso burimin.

Shihni http://www.edri.org/edrigram/translations ose
http://www.edri.org/internet-blocking-brochure

ç) Tregoji shokut për EDRi-n, për abonimin pa pagesë për EDRi-gramin ose vetëm përcillja buletinin apo disa artikuj të tij.
Shihni http://www.edri.org/edrigram/subscribe

d) Bëhu vullnetar! Poqese ke kohë dhe mundësi, ne gjithmonë jemi në kërkim të vullnetarëve që do të na ndihmojnë në punën tonë. Na trego se për çfarë je i mirë dhe në ç’mënyrë mund të ndihmosh dhe do të gjejmë një mënyrë për të bashkëpunuar.
Shihni http://www.edri.org/about/contact

dh) Mënyrat e tjera për të na përkrahur janë të mirëseardhura gjatë tërë vitit (gjithsesi së bashku me mënyrat që u përmendën më lartë). Për shembull, para disa ditësh morrëm një emër domeni në Internet –  digitalrights.eu. E pranuam këtë me kënaqësi të madhe. :-)

==================================================
Për EDRi-n
==================================================

Ky bulletin është i licencuar sipas licencës Creative Commons Attribution 3.0 Thekso burimin. Lexojeni tekstin e plotë të licencës

– Informata për abonim për EDRI-gram-in

abonohu nëpërmjet e-mail-it
Për: edri-news-request@edri.org
Titulli: subscribe

Do të pranoni një e-mail automatik për ta konfirmuar këkresën tuaj.
Anuloni abonimin nëpërmjet e-mail-it
Për: edri-news-request@edri.org
Titulli: unsubscribe

- Arkivi i buletinëve

Numrat e vjetër janë në dispozicion në:
http://www.edri.org/edrigram

– Ndihmë
Shkruani në <edrigram@edri.org> poqese keni ndonjë problem me abonimin apo anulimin e abonimit.

 

Artikujt e ndërlidhur