Мени

Deklaratë për aktivitetet dhe konferencat e ITU (International Telecommunications Union)

Bashkimi ndërkombëtar i telekomunikimeve (ITU) vitin e ardhshëm do ta festojë ditëlindjen e tij të 147. Gjatë gjithë këtyre viteve, kjo organizatë ndërqeveritare e ka ndërruar fokusin e saj prej telegrafit, nëpërmjet radios e deri te telekomunikimet.

Në përpjekjet për zgjerimin e aktiviteteve të saja, BNT-ja filloi të kërkojë mënyra për rritjen e aftësive të saja përcjellëse dhe mbikëqyrëse për të futur kontrollin ndërkombëtar mbi internetin. Kjo përpjekje për zgjerimin e aktiviteteve të saja do ta arrijë kulmin gjatë disa ngjarjeve që do të zhvillohen gjatë disa viteve të ardhshme (WCIT, WTSA, WTPF dhe PP-14.).

WCIT (Konferenca botërore për telekomunikime ndërkombëtare) nuk është as konferenca e parë e as e fundit që merret me problemet e internetit. Pas kësaj konference do të pasojë (Forumi botëror i telekomunikimeve për privatësi) në vitin 2013 dhe PP-14 (Takimi i autorizuar për BNT) në vitin 2014.

Kryetari estonez, Tomas Ilves theksoi se – “Rezultati i konferencës botërore për telekomunikime ndërkombëtare dhe i proceseve të ngjashme, do të ndihmojë që të përcaktohet tiplogjia e internetit për dy dekadat e ardhshme… Do të ballafaqohemi me një ligështi më të madhe të kufizimit të të shprehurit të lirë në internet nga ajo që e dijmë sot.”

Kur flet për “proceset e ngjashme”, zotëri Ilvesi e ka fjalën për disa takime të vogla, zakonisht qeveritare, në Gjenevë, të quajtura “punëtori”.

Shfrytëzuesit e internetit ose qytetarët dëshirojnë të dijnë se çka diskutohet në këto takime, por do të duhet të ballafaqohen me realitetin – nuk ka qasje publike në këto dokumente. Qajsa te to është vetëm nëpërmjet fjalëkalimit, që u jepet vetëm qeverive ose organizatave që paguajnë shuma të mëdha parash për anëtarësi në BNT. Madje edhe kjo nuk do të thotë se organizatat mund ta kenë qasjen e njëjtë sikurse qeveritë. Është mu e kundërta, qeveritë kanë qasje të plotë te këto dokumente. Bashkimi ndërkombëtar i telekomunikimeve, në parim, në agjendën e saj për diskutim i pranon dokumentet nga qeveritë, ndërsa dokumentet nga anëtarët e organizatave janë vetëm informative.

Ajo që mbeti pa u vërejtur nga ana e mediumeve dhe nga ana e publikut, në fakt është ajo që ndodh gjatë këtyre takimeve. Një shembull interesant – në vitin 2009 njëri nga grupet në BNT, diskutonte seriozisht për krijimin e një interneti të ri, alternativ, i cili do të përgatitej nga ana e qeverive dhe do të sigurohej nga vetë ato, internet ku nuk do të ketë spam-e, ose edhe më pak, pothuajse nuk do të ketë liri fare.

conference-391x307

Organizatat që e nënshkruan këtë deklaratë, janë seriozisht të brengosura për kuantitetin dhe kualitetin e sygjerimeve për ndryshimin e rregullativave ndërkombëtare të telekomunikimit, që do të diskutohen në Konferencën botërore për telekomunikime ndërkombëtare, si dhe për propozimet e tjera të cilat tashmë janë diskutuar në disa ngjarje të ngjashme dhe janë propozuar për t’u shqyrtuar nga ana e qeverive, pa pjesëmarrje të sektorit qytetar, sektorit të biznesit, sektorit akademik dhe qytetarëve.

Në mungesë të transparencës, konsiderojmë se është me rëndësi që të theksohen këto gjëra:

– Qëllimi është interneti i lirë dhe i hapur, i bazuar në standarde të lira dhe të hapura

– Interneti, si rrjet i përbërë prej rrjetesh, i udhëhequr me rregulla dhe standarde, zhvillohet pasi është krijuar

– Mënyra në të cilën punon interneti është rezultat i evolucionit gradual

– Modeli ekzistues për zhvillimin e internetit është i hapur për ndryshime, azhurnim dhe lejon pjesëmarrje të gjerë.

– U dëshmua se Forumi për qeverisje të internetit (IGF – The Internet Governance Forum) është platformë e suksesshme për bashkëpunim ndërmjet politikanëve, shfrytëzuesve, bizneseve, sektorit akademik dhe qytetarëve.

Përdorimi i internetit në nivel botëror rritet për çdo ditë, shpejtësitë bëhen gjithnjë e më të mëdha, ndërsa çmimet gjithnjë e më të ulëta. Njëkohësisht, rreziku më i madh për internetin nuk vjen nga porositë spam, mungesa e sigurisë, virusët kompjuterikë ose softuerët keqdashës. Rreziku më i madh vjen nga qeveritë (të gjitha qeveritë, pa marrë parasysh nivelin e zhvillimit demokratik), të cilat përpiqen ta kontrollojnë atë në tërësi, ta kufizojnë qarkullimin e informatave të lira ose qasjen në internet, duke përdorur një sërë veglash, si ligje, rregullativa, softuerë, e gjithë kjo me qëllim që internetin ta vënë nën kontrollin e tyre.

Organizatat nënshkruese të kësaj deklarate janë të gatshme të japin të dhëna hyrëse të detajuara për faktorët e ndryshëm relevantë në kuadër të ITU-së dhe në atë mënyrë të mundësojnë që qeveritë nacionale dhe organizatat rajonale, t’i krijojnë pozicionet e tyre, të bazuara në konsultime me qytetarët e tyre që do të jenë të fuqishëm në mbrojtjen e internetit të lirë, i cili deri tani kontribuoi aq shumë për vlera të mëdha shoqërore dhe ekonomike.

Ftohen të gjithë palët e interesuara që t’i kushtojnë vëmendje mendimeve të shfrytëzuesve të internetit dhe të publikut në përgjithësi, të sferës së biznesit dhe asaj akademike, dhe kur diskutojnë për ndryshimet e rregullativave ndërkombëtare të telekomunikimeve, të mos harrojnë se interneti është një balans delikat i ideve, interesave, rregullave dhe i standardeve, të cilat përshtaten në mënyrë të vazhdueshme me mjedisin që ndryshon. Shumë lehtë mund të shkaktoni ndonjë dëm duke u përpjekur që të ndreqni diçka, dhe mu për këtë arsye organizatat nënshkruese apelojnë deri te qeveritë dhe deri te ITU-ja, të mundohen ta tejkalojnë dëshirën e tyre për kontroll më të madh dhe në vend të kësaj të mendojnë për përbashkim më të madh.

Me hapjen e dyerve të ITU-së për publikun e gjerë, kjo organizatë e vjetër do të tregojë se më tepër preferon ta modernizojë vetëveten, se sa ta tërheqë botën dhe teknologjitë moderne prapa në kohën e Minitel-it.

Deklarata është nënshkruar nga:

Internet Society – Еrmeni

Internet Society – Bullgari

Metamorfozis – Мaqedoni

Internet Society – New York (SHBA)

Internet Society – Slloveni

Internet Society – Uashington (SHBA)

http://www.metamorphosis.org.mk/

Поврзани натписи