Мени

Fronti për lirinë e të shprehurit: Me burgosjen e Kezharovskit burgoset edhe liria e të shprehurit

Fronti për lirinë e të shprehurit vlerëson se dënimi me burg prej 4,5 viteve për gazetarin Tomisllav Kezharovski, paraqet edhe një goditje të rëndë për lirinë e mediave në Republikën e Maqedonisë.

Aktgjykimi kundër Kezharovskit paraqet kërcënim për të gjithë gazetarët që informojnë për punën e policisë, organeve gjyqësore dhe të gjitha institucioneve të tjera shtetërore, që në të ardhmen, të jenë të kujdesshëm se çfarë dhe si do të raportojnë, sepse mund të dënohen me dënime të mëdha, pavarësisht se a kanë informuar në mënyrë të drejtë dhe gjatë kësaj a i kanë mbrojtur interesat e qytetarëve.

Fronti për liri të të shprehurit kërkon nga instancat më të mëdha gjyqësore, me procedurë ankimuese, ta shfuqizojnë këtë aktgjykim skandaloz dhe Kezharovski të lirohet nga përgjegjësia për vepër joekzistuese. Kolegu Kezharovski u dënua për shkak të kryerjes me përgjegjësi të punës themelore gazetareske – informimit të publikut për çështjet me interes publik – siç është në këtë rast, zbulimin e abuzimeve të instituticionit dëshmitar i mbrojtur nga ana e policisë dhe organeve gjyqësore.

Në të kundërtën, vërtetimi i dënimit të shqiptuar me burg për Kezharovskin, do të thotë dënim me burg për lirinë e të shprehurit dhe lirinë e mediave në Republikën e Maqedonisë.

Fronti për lirinë e të shprehurit (sloboda.kauza.mk) është platformë e gjerë e përbërë nga individë, organizata, institucione dhe grupe joformale të cilat funksionojnë si rrjet joformal me qëllim të përbashkët – ruajtjen dhe promovimin e të drejtave themelore të njeriut – lirinë e të shprehurit, fillimisht në Republikën e Maqedonisë, por edhe në gjithë botën.

Frontin e përbëjnë këto organizata qytetare: Komiteti i Helsinkut për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në RM, Qendra për zhvillimin e mediave (QZHM), Metamorfozis, fondacion për internet dhe shoqëri, Civil – Qendra për liri, Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni (FSHHM), OJQ-ja Infoqendra, Koalicioni “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të grupeve të margjinalizuara” – Shkup, Qendra maqedonase për arsim evropian (QMAE), Javnost (Publiku) – Qendra për politika të reja dhe liri të mediave, Jadro – Asociacion për skenë të pavarur kulturore, Shoqata qytetare Kontrapunkt.

Поврзани натписи