Мени

Fronti për lirinë e të shprehurit reagon për deklaratat e ministrit për shoqëri informatike

Dëmtim qëllimkeq i autoritetit të shoqërisë qytetare

Fronti për lirinë e të shprehurit nuk ka ndërmend të futet në debat atje ku është e qartë se nuk ka vullnet për një gjë të tillë. Megjithatë, e shfrytëzojmë këtë rast të theksojmë se nga intervista e Ministrit për shoqëri informatike për “Utrinski vesnik”-un (1.9.2013) shihen mungesa serioze të njohjes së termit shoqëri qytetare.

Njëkohësiisht, ashpër etiketohen dhe akuzohen organizatat joqeveritare në vend se qëllimisht kanë qëndrim negativ sa i përket ligjeve për mediat, me qëllim që të përfitojnë mjete financiare. Kjo është krejtësisht jo e saktë dhe e përjetojmë si dëmtim të qëllimshëm të autoritetit të shoqërisë qytetare. Si ministër për shoqëri informatike, sjellja e këtillë është befasi e pakëndshme, siç befason fakti për mosnjohjen e shoqërisë qytetare në Republikën e Maqedonisë. Duke u përpjekur që të mbetemi pozitivë dhe konstruktivë, këtë do t’ia përshkruajmë mosdijes, e jo arrogancë dhe orientimit destruktiv politik.

Ia bëjmë me dije ministrit se si organizata, dëshirojmë, mundemi dhe ekzistojmë që të japim kontribut pozitiv, konstruktiv dhe kompetent për përmirësimin e gjendjeve në domenin e të drejtave të njeriut, demokracisë, sundimit të së drejtës, e me vetë këtë, edhe të të drejtës për liri të të shprehurit. Kjo është një fushë, në të cilën mu ligjet e përmendura janë destruktive, që çojnë mbrapa dhe krejtësisht të panevojshme.

Ministri mund ta ketë parasysh se ngapak është bërë edhe e mërzitshme që vazhdimisht të nisemi nga pika zero dhe të merremi me tema dhe probleme nga të cilat vuajnë vendet jodemokratike. Kolegët dhe koleget tona nga rajoni tashmë kanë shkuar shumë përpara, ndërsa për shkuarjen mbrapa, gjithsesi, ne sektor qytetar, nuk kemi përgjegjësi, ashtu siç nuk i kemi instrumentet për t’i përmirësuar gjendjet. Këto instrumente i ka në dispozicion qeveria, ndërsa roli ynë është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, gjegjësisht kemi rol t’i potencojmë parregullsitë dhe të japim kontribut për përmirësimin e politikave aktuale dhe gjendjeve shoqërore. Por, vetëm nësa ka kush të na dëgjojë.

Fronti për lirinë e të shprehurit (sloboda.kauza.mk) është një platformë e gjerë, e përbërë nga individë, organizata, institucione dhe grupe joformale që funksionojnë si rrjet joformal  për ruajtjen dhe avancimin e të drejtës themelore të njeriut – lirinë e të shprehurit. Frontin e përbëjnë: Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut në RM, Qendra për zhvillimin e mediave (QZHM), Metamorfozis, fondacion për internet dhe shoqëri, Civil – Qendër për liri, Fondacioni Shoqëri e hapur Maqedoni (FSHHM), OJQ Infoqendra, Koalicioni “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara” – Shkup, Qendra e Maqedonisë për arsim evropian (QMAE), Opinion – Qendër për politika të reja dhe liri të mediave, “Jadro” – Asociacioni i skenës së pavarur kulturore, Shoqata e qytetarëve Kontrapunkt.

Njoftimi paraprak i Frontit për lirinë e të shprehurit gjendet këtu.

Поврзани натписи