Мени

Ftesë për paraqitjen e projekteve nga Maqedonia për Shpërblimin e Samitit botëror

Paraqituni për Shpërblimin e Samitit botëror, që është nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara.

Produkti juaj ka vlerë të konsiderueshme në jetën e njerëzve? Përmbajtja juaj e shkëlqyer mund të jetë e dobishme edhe në pjesë të tjera të botës? Atëherë shpejtoni dhe paraqituni për Shpërblimin e Samitit botëror 2013!

I ftojmë të gjithë entuziastët që dëshirojnë të fitojnë mundësi për të marrë pjesë në Shpërblimin e Samitit botëror, t’i dërgojnë përmbajtjet e nevojshme dhe informatat për kontakt në bardhyl_AT_metamorphosis.org.mk, më so voni deri më 15 korrik 2013.

Çka paraqet Shpërblimi i Samitit botëror?

Si iniciativë nën patronazhin e Mbretërisë së Bashkuar, Shpërblimi i Samitit botëror promovon përmbajtje digjitale të cilat me të vërtetë dallohen nga të tjerat. I zgjedh produktet më të mira nga mbi 160 vende anëtare të KB-ve dhe i vendos në skenën globale të kongresit botëror për përmbajtje digjitale.

Si të merrni pjesë?

Dorëzojeni projektin tuaj në njërën nga këto kategori:

  • е-biznes dhe tregti
  • е-qeveri dhe të dhëna të hapura
  • е-mësim dhe shkencë
  • е-zbavitje dhe lojëra
  • е-kulturë dhe turizëm
  • е-media dhe gazetari
  • е-shëndetësi dhe mjedis jetësor
  • е-inkluzivitet dhe aftësim

Pas periudhës për përzgjedhjen e projekteve nga vendet, juria e përbërë nga ekspertë të dalluar do të mblidhet në Talon, Estoni që t’i vlerësojë projektet e dorëzuara dhe do t’i zgjedhë 40 produktet më të mira – nga pesë në çdo kategori.

Njëra nga ngjarjet më interesante në kuadër të SHSB 2013 do të jetë festimi i e-përmbajtjeve më të dalluara ndërkombëtare në Kongresin botëror për Shpërblimin e Samitit botëror 2013. Me përkrahje të madhe nga ICTA, Shpërblimi i Samitit botëror do t’i festojë e-përmbajtjet më inteligjente dhe më kreative në Kolumbo, Shri Lankë, prej 23 deri më 25 tetor 2013. Katërdhjetë fituesit e SHSB do të kenë mundësi për prezantim të projekteve të tyre, për rrjetëzim me partnerë të biznesit dhe për t’u njohur me ekspertë të tjerë nga fusha e TKI-së në Kongresin botëror të SHSB-së në Shri Lankë.

Поврзани натписи