Мени

Ftesë për pjesëmarrje në Ditën e hapur të shkollës verore për trendet e ardhshme në shkencat kompjuterike

Shkolla verore për kuadrin akademik dhe komunitetin e biznesit do të hapet më 29 maj 2013 në orën 14.

Profesorë nga vendi dhe nga jashtë edhe atë nga Shqipëria, Austria, Gjermania, Hong Kongu, Malezia dhe Turqia do të takohen në këtë forum të njohur që t’i këmbejnë idetë e tyre.

Shkolla verore do të mbahet prej 28 deri më 31 maj 2013 në organizim të Universitetit të Evropës Juglindore dhe Qendrës informative për ekonomi nga Lajbnici.

Ndryshimet e sotme globale nuk mund të paramendohen pa ndryshimin e raporteve ndërmjet shkencës dhe industrisë. Gjenerata e sistematizimit dhe komercializimit të ideve për ripërtrirje ekonomike dhe zvogëlim afatgjatë të papunësisë janë objektivat kryesore të shkencës në kohën e sotme.

Ju presim në kampusin universitar në Tetovë.

Regjistrimi për pjesëmarrje në ditën e hapur të shkollës verore zgjat deri më 25 maj 2013, nëpërmjet ueb-faqes http://www.seeu.edu.mk/zbv/ ose drejtpërdrejt nëpërmjet këtij linku.

Për informata më të detajuara mund të kontaktoni me: Lumni Ajvazin (l.ajvazi@seeu.edu.mk), ose me dekanin e Fakultetit për shkenca dhe teknologji bashkëkohore, prof. dr. Betim Çiço (b.cico@seeu.edu.mk).

Поврзани натписи