Menyja

Hoandezët do të përbashkojnë zgjidhje të re për bazata e të dhënave për evidencë komunale

Ministria holandeze për punë të brendshme do ta ve në dispozicion kodin burimor të zgjidhjes së saj për bazën e të dhënave për evidencë komunale (mGBA).

Më 7 nëntor, deputeti holandez Roald van der Linde kërkoi nga ministri për punë të brendshme të bëjë kodin burimor të hapur. “Ministri u përgjigj pozitivisht dhe tani jemi duke menduar se si në mënyrë më të mirë ta përbashkojmë këtë aplikacion”, konfirmoi sot zëdhënësi i ministrisë, por nuk ofroi informata plotësuese.

Qeveria holandeze filloi të punojë në zgjidhjen e saj të re – bazën e të dhënave për evidencë komunale në vitin 2009. Sistemi me bazë të dhënash përmban evidencë për secilin që ka jetuar ose që jeton në vend dhe përdoret për të gjitha llojet e qëllimeve administrative, duke i përfshirë pasaportat, letërnjoftimet, lejet e vozitjes, listat votuese dhe kontributet. Sistemi aktual nuk ka mundësi të ballafaqohet me të gjitha nevojat për evidentim. Disa burime thonë se deri në dy milionë banorë do të mund të evidentoheshin në mënyrë joadekuate.

mGBA është një nga projektet që filloi këtë vit, e që janë përfshirë në hetimin parlamentar për problemet që paraqiten në sektorin qeveritar për TIK. Ekspertët që marrin pjesë nëmodernizim e kritikuan rinovimin e bazës së të dhënave për evidencë komunale për shkak se nuk ka pasur rezultate konkrete.

Burimi: Joinup.eu „Dutch to share new municipal records database solution“ 18 nëntor 2013.

 

Artikujt e ndërlidhur