Мени

Inkluzioni digjital në Maqedoni

Shoqata “Hapni dritaret” (“Otvorete gi prozorcite”) mbajti tryezë të rrumbullakët me temë: “Inkluzioni digjital në Maqedoni” më 20 mars 2013, në hotelin “Porta” në Shkup.

Tryeza e rrumbullakët, e organizuar në kuadër të fushatës Get Online Week, i mblodhi në një vend përfaqësuesit e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë, Fakultetit për shkenca informatike dhe inxhinjeri kompjuterike, Fondacionit Metamorfozis, institucioneve arsimore, organizatave qytetare, shkollave fillore dhe personat me hendikep.

OW2“Të gjithë zhvilluesve të zgjidhjeve të bazuara në ueb u rekomandoj që të shfrytëzojnë udhëzuesin e përshtatur për qasje në ueb -WCAG, i cili gjendet në ueb-faqen e ministrisë, dhe t’i bëjnë ueb-faqet të qasshme për pajisjet asistuese”, deklaroi zëvendësministresha e MSHIA-së, Marta Arsovska-Tomovska. “Personat që kanë dobi më të madhe nga përdorimi i teknologjive të informatikës dhe të komunikimit, zakonisht janë persona që ka më tepër gjasa të jenë të përjashtuar nga mundësia për t’i shfrytëzuar përfitimet që i ofrojnë teknologjitë e reja. Na mbetet neve që ta ndryshojmë këtë”.

„Arsimi që mundëson qasje onlajn i rrit mundësitë arsimore të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore. Futja e teknologjisë asistive në 21 shkolla të rregullta fillore në Maqedoni gjatë vitit të kaluar shkollor e vërteton këtë”, tha Magdalena Dimkova Velevska, defektologe në “Hapni dritaret”.

OW1“Në kohën e sotme, nuk mund të kënaqemi vetëm me deklarata dhe dëshira për inkluzion, por kemi përgjegjësi, ndërsa qytetarët kanë të drejtë të jenë të përfshirë! Mund të bëhet shumë dhe të ndikohet pozitivisht në jetën e shumë njerëzve, vetëm nëse pak e përmirësojmë punën tonë, me atë që do t’i marrim parasysh nevojat e njerëzve me hendikep dhe komuniteteve të tjera të margjinalizuara”, deklaroi Bardhyl Jashari, drejtor i fondacionit për internet dhe shoqëri, Metamorfozis.

Të pranishmit u pajtuannsifikohen përpjekjet dhe iniciativat aktuale për përmirësimin e inkluzivitetit digjital të shoqërisë në Maqedoni.

Pjesëmarrësit, duke e përfshirë edhe zëvendësministreshën Marta Arsovska-Tomovska, e përkrahën fushatën Get online Week duke e plotësuar numëruesin digjital.

Burimi: Hapni dritaret “Inkluzioni digjital në Maqedoni” 20 mars 2013.

Поврзани натписи