Menyja

Këshilli i BE-së diskutoi për Resurset e hapura arsimore, por pa u futur në detaje

Javën e kaluar, Këshilli i Bashkimit Evropian i përbërë nga ministrat e vendeve anëtare, debatoi në temën “Resurset e hapur arsimore dhe mësimi digjital”. 

Debati u mbajt gjatë mbledhjes së Këshillit për arsim, të rinj, kulturë dhe sport, më 25 dhe 26 nëntor 2013.

THUMB I084117INT1W-290x290Mbledhja kishte të bëjë me Iniciativën “Hapja e arsimit”, të cilën Komisioni Evropian e startoi në fund të shtatorit dhe në të cilën, zhvillimi i politikave për resurse të hapura arsimore luan rol kyç. Mirëpo, diapazoni i debatit gjatë mbledhjes së Këshillit ishte më i gjerë dhe dukej sikur nuk është i lidhur mirë me projektin “Hapja e arsimit”. Këshilli nuk ofroi përfundim me shkrim për këtë çështje. Në bazë të informatave të kufizuara që janë në dispozicion (shihni fq. 10 të procesverbalit të mbledhjes), duket se Këshilli është fokusuar kryesisht në çështje të përgjithshme që kanë të bëjnë me mësimin digjital dhe kurset e hapura masovike nëpërmjet internetit (që tërheqin vëmendje të madhe te publiku, si dhe te krijuesit e politikave).

Ngjashëm me këtë, në dokumentin e shkurtër për qëndrimin zyrtar, të përgatitur nga Kryesia lituaneze dhe të titulluar si “Dokumenti për diskutim të kryesisë: Resurset e hapura arsimore dhe mësimi digjital”, nuk ofrohet qëndrim i fortë sa i përket resurseve të hapura arsimore. Në dokument theksohen përparësitë dhe sfidat dhe thuhet se “kjo është koha e vërtetë për debat në nivel evropian për mundësitë dhe sfidat që padyshim do t’i sjellin resurset e hapura arsimore”.

Njoftimi për “Hapjen e arsimit” ofron qëndrim më të vendosur sa i përket resurseve të hapura arsimore si të dobishme për arsimin në Evropë. Është mirë që përfaqësuesit e ministrive për arsim diskutojnë për resurset e hapura arsimore. Mirëpo, nëse mbledhja e Këshillit trajtohet si shmebull, kjo do të thotë se duhet bërë edhe shumë punë në nivel nacional, që krijuesit e politikave të fitojnë një pasqyrë të qartë për përfitimet nga arsimi i hapur dhe për rolin e resurseve të hapura arsimore në kuadër të mësimit digjital.

Raporti i shkurtër nga mbledhja gjendet në portalin Open Education Europa.

Burimi: oerpolicy.eu „Council of the EU discusses OER, but is vague on details“ 4 dhjetor 2013.

Artikujt e ndërlidhur