Мени

Komiteti i Helsinkit prezantoi portalin për denoncim të krimeve nga urrejtja

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut e prezantoi portalin “Denonco krimin nga urrejtja” (www.zlostorstvaodomraza.com), nëpërmjet të të cilit qytetarët në të ardhmen do të mund të denoncojnë vepra penale dhe incidnete të kryera nga urrejtja. Portali ofron edhe hartë ku regjistrohen incidentet e denoncuara për krime nga urrejtja.

banner_1368645932
Ideja e projektit “Mbikëqyrja dhe raportimi për krimet nga urrejtja”, në kuadër të të cilit është krijuar portali, e që është i financuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup, është të përpiqet të japë pasqyrë reale se si Maqedonia ballafaqohet me rastet e krimeve të motivuara nga urrejtja.

“Ne në raportet tona disa herë kemi përkujtuar se gjuha e urrejtjes mund të gjenerojë krime të kryera nga urrjetja, e kjo edhe ndodh, veçanërisht që prapa gjuhës së urrejtjes, shumë shpesh, e më shpesh kur bëhet fjalë për komunitetin LGBT, qëndrojnë edhe persona zyrtarë nga ministri të caktuara”, deklaroi drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska, në prezantimin e sotëm të projektit në Infoqendrën e BE-së në Shkup.

Që nga fillimi i projektit në mars të këtij viti, Komiteti i Helsinkit ka evidentuar dhjetëra krime nga urrejtja, ndërsa shkresa për këtë janë dërguar deri te të gjitha 32 gjykatat dhe 22 prokuroritë publike që kanë kompetenca në këtë fushë.

Burimi: Oneworldsee.org „Хелсиншкиот комитет го претстави порталот за пријавување на злосторства од омраза“ 20 maj 2013.

Поврзани натписи