Мени

Konferenca “e-Qeveria dhe Ditët e hapura të SEEITA-s”

Më 24 dhe 25 tetor 2013 në Shkup, Oda për teknologji informatike dhe të komunikimit – MASIT, në bashkëpunim me Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë të Republikës së Maqedonisë, Ambasadën e Francës në Maqedoni, Agjencinë për bashkëpunim ndërkombëtar teknik të ministrive franceze – ADETEF dhe Agjencia franceze për promovimin e eksportit – UBIFRANCE e organizuan konferencën “е-Qeveria dhe Ditët e hapura të SEEITA-s”.

Konferenca siguroi mundësi për palët e ndryshme të interesuara t’i përbashkojnë perceptimet e tyre rreth gjendjes aktuale me zhvillimin e sistemeve për e-qeveri në Maqedoni dhe planet për të ardhmen. Përveç kësaj, konferenca siguroi edhe pasqyrë të përvojave nga Franca në fushën e zhvillimit të e-qeverisë. Të gjitha materialet e konferencës gjenden në internet, në ueb-faqen www.seeita.org.

 

DSC 0270
 

Si përfaqësues i fondacionit Metamorfozis, koordinatori programor Filip Stojanovski morri pjesë në “Tryezën e rrumbullakët për kërkesën” më 24 tetor, duke u përfaqësuar nevojat në fushën e zhvillimit të e-qeverisjes të shprehura nga ana e qytetarëve të Maqedonisë nëpërmjet mjeteve të ndryshme, duke përfshirë anketa, shkrime në bloge, media sociale dhe forume.

Prezantimi kishte të bëjë me ndikimin nga përcaktimi i prioriteteve për zhvillimin e shërbimeve për e-qeveri në klasterin për gjenerim të të ardhurave gjatë dekadës së fundit për nevojat e institucioneve shtetërore, që rezultoi me krijimin e hapësirës dhe mundësive për zhvillimin e shërbimeve të reja që në mënyrë të drejtpërdrejtë do t’u shërbejnë qytetarëve. Për shkak se qytetarët bëhen gjithnjë e më të sofistikuar në fushën e teknologjive të reja, ata kërkojnë që të gjitha shërbimet qeveritare që ndikojnë mbi jetën e përditshme të qytetarëve të shndërrohen në e-shërbime, e veçanërisht shërbimet “qytetarët ndaj pushtetit” (të bëhen nëpërmjet internetit në vend që qytetarët të presin në radhë, si dhe transaksionet financiare të mund të realizohen nëpërmjet internetit) dhe “pushteti ndaj pushtetit” (këmbimi automatik i të dhënave). Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me rritjen e transparencës dhe llogaridhënies nëpërmjet mjeteve digjitale, duke filluar nga vënia në dispozicion e dokumenteve që nuk konsiderohen fshehtësi (zbatim proaktiv i lirisë së informimit – Ligjet për liri të informimit) deri te realizimi i përpjekjeve për të dhëna të hapura. Në çështjet e përgjithshme bën pjesë rritja e interaktivitetit, dukshmëria dhe vetëdija, rritja e shkallës së përfshirjes duke siguruar shërbime në më tepër gjuhë lokale dhe zbatim të standardeve për qasje për personat me hendikep, si dhe ndërtimi i besimit duke i rritur masar për mbrojtjen e privatësisë dhe sigurisë.

Поврзани натписи