Мени

Konferenca POINT – Përgjegjësia politike dhe teknologjitë e reja

Konferenca POINT (Përgjegjësia politike dhe teknologjitë e reja) është konferencë rajonale e organizatave të shoqërisë  qytetare nga 7 vende të Evropës Juglindore, që angazhohen intensivisht në shfrytëzimin e teknologjive të reja në punën e tyre.

Konferencën e organizon Shoqata qytetare Pse jo (Zašto ne) nga Bosnja dhe dhe Hercegovina, në bashkëpunim me CRTA nga Serbia dhe Metamorfozis nga Maqedonia. Në komisionin organizues të konferencës janë edhe Mjaft nga Shqipëria, CDT, CEMI dhe MANS nga Mali i Zi, CCI dhe 6yka nga Bosnja dhe Hercegovina, FLOSSK nga Kosova dhe qendra CERP nga Kroacia.

POINT do të ketë pesë tema kryesore që do të jenë në fokus të konferencës, në kontekst të përdorimit të teknologjive të reja: mbikëqyrja e punës së qeverisë dhe përfaqësimi, të bërit e dosjeve qeveritare dhe atyre publike të hapura, zgjedhjet dhe procesi zgjedhor, arsimi, informata dhe trajnime, si dhe mobilizimi dhe organizimi.

Gjatë tre ditëve sa do të zgjasë konferenca do të mbahen një sërë ligjerata, fjalime, prezantime multimediale, tribuna, punëtori, konferenca nëpërmjet Skype-it, projektime të filmave, dhe e gjithë kjo do të bëhet me pjesëmarrje të aktivistëve lokalë, rajonalë dhe globalë, të shoqërisë qytetare, ekspertë të mediumeve, përfaqësues të mediumeve, ekspertë për teknologji të reja, programues, blogues, e madje edhe përfaqësues të institucioneve dhe sektorit afarist. Në konferencë, në mënyrë dinamike dhe me ndihmën e teknologjive të reja dhe veglave vizuele, si dhe me pjesëmarrje aktive të pjesëmarrësve të konferencës dhe të shfrytëzuesve të internetit, do të debatohet për çështjet e zgjedhura, do të definohen problemet kryesore në këto lëmi dhe do të prezantohen shembuj dhe përvoja konkrete të përdorura nga shoqëria qytetare, si dhe strategji për veprim në këto lëmi.

POINT do të paraqesë platformë për shoqërinë qytetare në përdorimin e teknologjive të reja – ka për qëllim të jetë vegël për edukim për përdorimin e teknologjive të reja dhe rrjeteve sociale; forum për këmbim të mendimeve dhe të përvojave; inkubator për zhvillim të mendimeve dhe të përvojave; inkubator për zhvillimin e ideve, projekteve dhe strategjive; hapësirë virtuale për rrjetëzim dhe informim të të gjithë shfrytëzuesve të internetit që janë të vetëdijshëm në aspekt social; dhe rrjet social për hulumtim dhe kërkim të partnerëve dhe bashkëpunëtorëve, si dhe ndërtim të koalicioneve.

POINT ka 4 segmente:

@POINT drejtpërdrejt – konferencë në Art-kinemanë “Kriterion” në Sarajevë – prezantime, ligjerata, përmbajtje multimediale, panele, biseda nëpërmjet Skype-it, filma dhe diskutime. Tre ditë punë në konferencë me mbi 50 folës, prezantues dhe panelistë nga Bosnja dhe Hercegovina, rajoni, Evropa dhe bota.

@POINT përbashko – takime strategjike të organizatave qytetare në kontekst të përdorimit të teknologjive të reja për qëllime, iniciativa dhe projekte të ndryshme, siç janë korruptimi, integrimi në BE, zgjedhjet, institucionet për mbikëqyrje, arsimi etj.

@POINT onlajn – përveç për pjesëmarrësit në konferencë, ajo do të jetë e hapur edhe për komunitetin onlajn. Të gjitha sesionet do të emitohen drejtpërdrejt në ueb-faqen e konferencës, shfrytëzuesit do të mund t’i dërgojnë pyetjet e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale, e madje do të mund të parashtrojnë pyetje gjatë prezantimit, të komentojnë për sesionet dhe prezantuesit, si dhe do të mund të marrin pjesë në diskutimet onlajn. Të gjitha prezantimet, programi i konferencës dhe të gjitha linket e rëndësishme do të vendosen në ueb-faqen e konferencës.

@POINT argëtim – programi i mbrëmjes do të paraqesë pushim nga aktivitetet e ditës dhe aktivizmi, dhe do të ofrojë talente të reja nga skena muzikore. Argëtimi i mbrëmjes poashtu do të mbahet në Art-kinemanë “Kriterion” dhe do të ofrojë përmbajtje për të tri netët e konferencës.

Burimi: Ueb-faqja e konferencës POINT

Поврзани натписи