Мени

Konferenca ”Qëndrueshmëria e mediave të reja”

metamorfozis-logo-en us-embassy-logo

Live video from your Android device on Ustream

Në emër të Këshillit organizativ, kemi nderin t’ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën ndërkombëtare “Qëndrueshmëria e mediave të reja” që do të mbahet në Shkup, në sallën City Hall11 maj.

Konferencën e organizon Fondacioni Metamorfozis me përkrahje të Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, me qëllim që të kontribuohet në rritjen e lirisë së të shprehurit duke i ndihmuar mediat nga Maqedonia t’u përshtaten kushteve të reja të tregut që dalin nga mjedisi digjital, duke i bartur njohuritë nga përvojat ndërkombëtare në fushën e zhvillimit të mediave dhe nëpërmjet diskutimeve të hapura për kontekstin rajonal dhe atë lokal.

Ngjarja do të fillojë me prezantimin e еkspertit nga SHBA-të, z. Markus Ikstad, drejtor komercial në Streamworks Interactive dhe drejtor i mëparshëm i shitjes në Associated Press (AP), i cili do t’i prezantojë trendet dhe zgjidhjet aktuale nga këndvështrimi i përvojës së tij afariste 21 vjeçare në ndërtimin e modeleve të reja të biznesit dhe përvojave të reja për shfrytëzuesit.

Konferenca do të vazhdojë me Tryezën e rrumbullakët për sfidat dhe zgjidhjet e mundshme në Maqedoni, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të palëve kyçe të interesuara nga biznesi me mediat e reja, duke i përfshirë edhe profesionistët medialë, përfaqësuesit e agjencive për marketing dhe reklamuesit, sektorin qeveritar dhe atë civil.

Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt nëpërmjet video-streamingut, me diskutime të strukturuara nëpërmjet Twitterit (#mediumi, #медиуми), Facebook-ut dhe Ping.mk.

Për shkak se numri i vendeve është i kufizuar, Ju lutemi regjistrohuni nëpërmjet formularit për regjistrim para datës 9 maj në orën 16.00.

Në qoftë se keni nevojë për informata plotësuese, drejtohuni te Tamara Resavska, tamara_ET_metamorphosis.org.mk, tel. 02/3109 325.

Propozim-agjendë

9:30-10:00

Regjistrimi i pjesëmarrësve të konferencës dhe kafe për mirëseardhje

10:00-10:30

Sesioni i parë
-Përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA-ve
-Bardhyl Jashari, drejtor i Fondacionit për internet dhe shoqëri, Metamorfozis

10:30-12:00

Sfidat për qëndrueshmërinë e mediave të reja: Përvojat ndërkombëtare

  • Prezantim hyrës i ekspertit nga SHBA-të, z. Markus Ikstad, drejtor komercial në Streamworks Interactive dhe drejtor i mëparshëm i shitjes në (AP)
  • Prezantim për format e përkrahjes institucionale për mediat joprofitabile në Kroaci, z. Toni Gabriq, kryeredaktor i H-Alter.org

12:00-12:30

Pauzë për kafe

12:30-13:30

Tryezë e rrumbullakët, Sesioni 1: Modele për qëndrueshmëri të mediave të reja – nga këndvështrimi i krijuesve të përmbajtjeve

Prezantim i kontekstit lokal nga ana e përfaqësuesve të industrisë për e-botime (veçanërisht portalet informative dhe ato zbavitëse) dhe përfaqësuesve të sektorit joqeveritar.

• Z. Dejan Georgievski, Qendra për zhvillimin e mediave
• Z. Zoran Riçliev, MPM – Media Print Maqedoni
• Z. Branko Geroski, Plusinfo.mk
• Z. Aleksandar Damovski, MKD.mk
• Z-a. Elida Zylbeari, Portalb.mk
• Z. Petar Shokarovski, Blogirame.mk
• Z. Darko Lazarevski, Kajgana.com

13:30-14:30

Drekë

14:30-15:30

Tryezë e rrumbullakët, Sesioni 1: Modele për qëndrueshmëri të mediave të reja – nga këndvështrimi i agjencive reklamuese/shpallësve
Agjencitë reklamuese, shoqatat e tyre, shpallësit, kompanitë për reklamim nëpërmjet pajisjeve mobile dhe faktorët e tjerë relevantë do të diskutojnë për pritjet e tyre nga portalet dhe e-botuesit e tjerë.

• Z-a. Savica Kusakatski, IAB Maqedoni
• Z. Nikola Peshev, New Moment
• Z. Aleksandar Andovski, Click Attack

15:30-15:45

Pauzë për kafe

15:45-16:30

Tryezë e rrumbullakët, Sesioni 3: Të menduarit inovativ – çka duhet bërë
Sesionin do ta moderojë eksperti nga SHBA-të, i cili do të sigurojë informata kthyese si përgjigje e informatave të marra nga pjesëmarrësit lokalë, e pastaj do ta udhëheqë diskutimin në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të mundshme

16:30-17:00

Vërejtje përmbyllëse dhe përfundime

Partnerë medialë

Maruks Ikstad

markus-bio-150w

Markusi ka përvojë 21 vjeçare në biznesin me media – 5 vjet përvojë si gazetar dhe producent në Gjermani, ndërsa 16 vitet e tjera në pozita komerciale, së pari në AP, e pastaj në Streamworks International, kompani globale për streaming, e cila ofron përjetime të shkëlqyeshme me video-transmetim në kohë reale nëpërmjet cilit do qoftë rrjet, deri te cila do qoftë pajisje, dhe është partner i zgjedhur për video-transmetim në kohë reale i disa organizatave kryesore gazetareske në botë, të cilat ofrojnë video-kontribute

Мë shumë…

Toni Gabriq

Toni-Gabric-150w

Toni Gabriq ka lindur në vitin 1961 në Zarë të Kroacisë. Ka diplomuar në vitin 1986 në Fakultetin filozofik në Zagreb, në degët e filozofisë dhe të fonetikës.

Мë shumë…


Поврзани натписи