Мени

Konferencë rajonale për arsim e Microsoft-it: “Ndikimi i vërtetë për arsim më të mirë”

Microsoft Маqedoni dhe Public Sector Microsoft CEEIt në bashkëpunim me Ministrinë për arsim dhe shkencë të Republikës së Maqedonisë organizojnë Konferencë rajonale për arsim më 4 dhjetor 2013 në hotelin Aleksandar Pallas.

6516F0E3B07A2A4183E44908B6726D66Kjo është një mundësi për të mësuar se si të shfrytëzohet teknologjia për përmirësimin e arsimit dhe të mësimit, për krijimin e mundësive dhe ngritjen e standardit jetësor të njerëzve në vend. Merrni pjesë në ngjarjen ku do të eskpozohen zgjidhjet dhe praktikat më të mira që e jetësojnë mësimin brenda dhe jashtë klasës, duke u mundësuar udhëheqësve të arsimit të ndërtojnë një perceptim të ri për mënyrën në të cilën teknologjia mund ta modernizojë mësimin dhe t’i përmirësojë rezultatet.

Organizatorët e ngjarjes konsiderojnë se:

1 ) Arsimi i shkëlqyer është e drejtë themelore dhe imperativ shoqëror
2 ) Теknologjia mund ta përshpejtojë mësimin dhe ndikimin
3 ) Mësimi efikas, impresiv jep rezultate më të mira
4 ) Komunitetet e nxënësve të përkushtuar që janë hapur për bashkëpunim, janë të rëndësishëm për avancimin e arsimit

Regjistrohuni për të marrë pjesë në Konferencën rajonale “Ndikimi i vërtetë për arsim më të mirë” dhe kuptoni se si mund të filloni në mënyrë të vërtetë të ndikoni për arsim më të mirë:

  • Përshpejtim i rritjes ekonomike
  • Përkrahje për të rinjtë
  • Nxitja e risive lokale
  • Ballafaqim me ndryshimet shoqërore

Kjo është një mundësi e rrallë të dëgjohen tregime për suksese të mëdha dhe praktika më të mira nga drejtorë të dalluar të Microsoft-it dhe nga ekspertë në fushën e arsimit, të shihen projekte të vërteta të arsimtarëve, por edhe mundësi e shkëlqyer për rrjetëzim dhe këmbim të përvojave ndërmjet përfaqësuesve nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina dhe vendet e tjera të rajonit.

Аgjenda e konferencës

Burimi: amcham.com.mk „Regional Microsoft Education Conference- Real Impact for Better Education“

 

Поврзани натписи