Мени

Kuvendi gjeneral i KB-ve: Brazili dhe Gjermania paraqesin Rezolutë për të drejtën për privatësi në kohën digjitale

Sot, në Kuvendin gjeneral të Kombeve të Bashkuara, Brazili dhe Gjermania zyrtarisht e prezantuan propozim-rezolutën për “Të drejtën për privatësi në kohën digjitale”.

Rezoluta merret drejtpërdrejt me mbikëqyrjen masovike që u zbulua para do kohësh, duke shprehur brengosje të thellë për:

“shkeljen e të drejtave të njeriut dhe keqpërdorimet që mund të dalin nga mbikëqyrja e komunikimeve, përcjelljen ekstraterritoriale e komunikimeve, kapjen e tyre, si dhe mbledhjen e të dhënave personale, e veçanërisht mbikëqyrjen masive, përcjelljen dhe mbledhjen e të dhënave”

Teksti i referohet raportit (A/HRC/23/40) të Raportuesit special për të drejtën për liri të mendimit dhe të shprehjes, Frank La Ru, që u publikua gjatë këtij viti, si rezolutës 20/8 të Këshillit për të drejtat e njeriut për “Promovimin, mbrojtjen dhe praktikimin e të drejtave në internet” dhe rezolutës 12/16 për “Lirinë e të menduarit dhe të shprehurit”.

Gjermania dhe Brazili janë udhëheqëse të përpjekjeve diplomatike që kanë të bëjnë me problemet e mbikëqyrjes në disa muajt e fundit, në kushte të dënimit të madh ndërkombëtar pas zbardhjes së programit për mbikëqyrje masovike të Agjencisë amerikane për siguri nacionale, duke siguruar se përparimi i tekonologjisë nuk do të çojë në rritjen joproporcionale të aftësisë së shtetit të përzihet në jetën private të njerëzve.

Burimi: accessnow.org „Brazil, Germany introduce resolution on Right to Privacy in the Digital Age at UN General Assembly“ 1 nëntor 2013.

Поврзани натписи