Мени

Letër e përbashkët për mbikëqyrjen e tregut dhe për Rregullativën për siguri të produkteve

Më 2 tetor 2013, ЕDRi nënshkroi letër të përbashkët me grupet dhe organizatat e tjera (CCIA , EDIMa , EuroISPA , EEA dhe EMOTA) duke kërkuar nga institucionet kompetente të BE-së të veprojnë në lidhje me ndryshimet dhe plotësimet e propozim-rregullativave për mbikëqyrje të tregut dhe për siguri të produkteve që do të mund të kishin pasoja afatgjata mbi tregtinë nëpërmjet internetit dhe lirinë e ndërmjetësuesve në internet.

Në letër kërkohet të mos zgjerohet diapazoni i Rregullativës për përfshirjen e pronësisë intelektuale, për shkak se me këtë do të minohej siguria juridike dhe do të vendosej ngarkesë tepër e madhe mbi kompanitë, e veçanërisht mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Poashtu, në tekst përmenden një numër i madh amandamentesh që do ta minonin parimin e neutralitetit teknologjik dhe do ta ngarkonin e-tregtinë me ndarjen e tregtisë “onlajn” dhe me kërkesën, ndërmjetësuesve t’u imponohen obligime joadekuate, duke kërkuar prej tyre të bëjnë mbikëqyrje të përgjithshme. Kjo do të ishte në kundërshtim me legjislacionin aktual evropian, Kartën për të drejtat e njeriut dhe vendimet e fundit të Gjykatës evropiane të drejtësisë për SABAM-in.

Burimi: ЕDRI-gram „Joint letter on Market Surveillance and Product Safety Regulation“ nr. 11.19, tetor 2013.

Поврзани натписи