Мени

Maqedoni: “Kur futet censura”

”Praktika tregon se gazetaria e përgjegjshme dhe etike asnjëherë nuk është rezultat i zgjidhjeve ligjore dhe dispozitave shtetërore, por i respektimit vullnetar të kodit të cilin e ka krijuar vetë komuniteti i mediave”. (Doracak për etikën në gazetari)

Manipulimet mediale në temë “ligji për mediat” meritojnë vëmendje të veçantë.

A kishte prezantim publik të Ligjit për mediume në vitin 2011?

Më 6 dhjetor 2011 në portalin elektronik të TV Sitellit është publikuar kontributi televiziv “Prezantim publik i ligjit të ri për mediat”. Vetë titulli i kontributit sugjeron se ka ndonjë “ligj të ri për media” i cili është prezantuar publikisht. Mirëpo, në këtë kontribut televiziv është paralajmëruar edhe deklarata e mëposhtme e ministrit Mile Janakievski (ajo nuk është transkribuar):

“Nevojën për Ligj të ri për media, sot në një debat publik e prezantoi edhe ministri për transport dhe lidhje, Mile Janakievski, resori i të cilit është obliguar për ta përgatitur atë: ‘Me këtë rast, poashtu dëshiroj të demantoj se Ministria për transport dhe lidhje ka tekst të gatshëm të ligjit për media, jo, sot vetëm prezantohet nevoja për miratimin e…, gjegjësisht nevoja për ndryshimin e rregullativës”.

Por, titulli “Prezantim publik i ligjit të ri për media” e “demanton” jo vetëm ministrin (i cili publikisht demanton se prezantohet ”tekst i gatshëm i ligjit për media”), por edhe gazetari i cili thotë se në debat publik është prezantuar “Nevoja për Ligj të ri për media”.

Kontributi fillon duke u thirrur në deklaratat e disa ”ekspertëve” kundrejt qëndrimit të SHGM-së, pa mos e precizuar fare burimin e këtyre deklaratave, të cilat nuk gjenden në deklaratat e paraqitura:

”Ankohen sa kanë probleme, por nuk e dëshirojnë zgjidhjen e tyre. Në këtë mënyrë ekspertët e komentojnë qëndrimin e shoqatës së gazetarëve se Maqedonisë, nuk i duhet ligj i ri për media, për shkak se tashmë ka pasur disa ligje që e kanë rregulluar sferën mediale”.

Në këtë kontribut, si burim i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë i kundërvihet SHGM-së, paraqitet kryeredaktori i TV Sitell-it, i cili prezantohet si pjesë e „atyre që pas vetes kanë shumë vite stazh nëpër redaksi “:

“Për dallim nga shoqata e gazetаrëve, ata që pas vetes kanë shummë vite stazh nëpër redaksi, konsiderojnë se rregullimi i punës së gazetarëve është i domosdoshëm, për shkak se gazetaria (neovinarstvoto në transkriptin në maqedonisht) është profesioni i vetëm në vend që nuk është i rregulluar me ligj”. (Gabimi simptomatik i shtypit në transkriptim në gjuhën maqedonase “neovinarstvoto” nuk është korrigjuar me qëllim. Padyshim, “gazetaria (neovinarstvoto) është profesioni i vetëm në vend që nuk është i rregulluar me ligj”.)

Redaktori i TV Sitellit, në cilësi të burimit, e keqpërdor medien e tij për t’i qëruar hesapet dhe për t’i diskredituar kolegët e tij:

“Shoqata e gazetarëve tregoi se edhe pas dhjetë, pesëmbëdhjetë vitesh akoma udhëhiqet nga interesat e fondacionit Soros dhe të LSDM-së, dhe dëshiron të jetë pështyrëse dhe opozitë, e jo krijues i ligjit të ri për media, është dënim për gazetarët. SHGM-ja i dënoi gazetarët me atë që abstenoi nga krijimi i ligjit i cili patjetër duhet të ekzistojë, vetëm që ta ruajë pozitën e saj si opozitë dhe të jetë faktor politik, në vend që të jetë faktor profesional”.

Kontributi i analizuar i TV Sitellit tregon se ithtarë më të zhurmshëm për miratimin e Ligjit të ri për mediume, që në vitin 2011 janë mu ata gazetarë dhe redaktorë, të cilët në mënyrë flagrante i shkelin normat etike të kodeksit gazetaresk: me shtrembërim të fakteve, duke iu referuar disa “ekspertëve” të papërcaktuar dhe me keqpërdorim flagrant të pozitës redaktuese, në rol të burimit diskreditues të informatave.

Përgjithësime të shpejtuara

Më 08.04.2013 u mbajt diskutimi i parë publik për “Ligj për media dhe shërbime mediale audiovizuale”. Shumë media që raportuan për këtë ngjarje patën tituj të përgjithësuar, nga të cilat fitohet përshtypja se të gjithë gazetarët e kanë bojkotuar ngjarjen. Për shembull:

Mirëpo, përkundër titullit përgjithësues “Gazetarët e bojkotojnë ligjin për media”, në kontribut gjendet informata se jo të gjithë gazetarët e kanë lëshuar diskutimin:

“Gazetarët e agjencisë shtetërore MIA, Shërbimit publik RTVM dhe e përditshmja Nova Makedonija mbetën në diskutim”.

A është “Ligji për media jashtëzakonisht i mirë!“?

Dëshmi kryesore se një pjesë e gazetarëve e përkrahin dhe e promovojnë në mënyrë fanatike ligjin e propozuar për media është teksti “Ligji për media jashtëzakonisht i mirë!“.

Në tekst janë futur edhe këto deklarata manipulative:

“Edhe përkundër të gjitha përfitimeve nga ligji i ri për media, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, Sindikati i pavarur i gazetarëve të Maqedonisë, Insitituti maqedonas për media dhe Qendra për zhvillimin e mediave janë kundër miratimit të tij. Përfaqësuesit e tyre javën e kaluar, në shenjë proteste e lëshuan prezantimin e propozim-ligjit, të cilin as që e kanë lexuar. Për dallim prej tyre, Asociacioni maqedonas i gazetarëve (AMG) plotësisht e përkrah këtë zgjidhje ligjore dhe paralajmëroi se do të marrë pjesë në miratimin e tij”.

Pse deklaratat janë manipulative?

Si e para, thuhet se organizatat janë kundër sjelljes së ligjit, ndërsa në paragrafin e ardhshëm thuhet diçka krejtësisht tjetër:

“Këto organizata propozojnë që Qeveria ta publikojë ligjin për media dhe afatin për miratimin e tij ta shtyjë për tre deri në pesë muaj, ndërsa në ndërkohë të vazhdojë debati serioz dhe përfundimet e tij të bëhen pjesë përbërëse e ligjit.”

Në vend që të sqarojë se pse organizatat të cilat, gjoja, janë kundër ligjit kërkojnë kohë për debat serioz (nga i cili do të dalin përfundime të cilat do të ”bëhen pjesë përbërëse e ligjit”), gazetari vazhdon ta lavdërojë ligjin e përgatitur në fshehtësi, dhe t’i kritikojë organizatat pse nuk e kanë lexuar atë, edhe pse nuk kanë pasur asnjë mundësi ta lexojnë para debatit:

“Ajo që ata nuk e dijnë për shkak se nuk e kanë lexuar atë është se Ligji për media është me të vërtetë i mirë!“

Si e dyta, tërësisht injorohen argumentet e shoqatave të lartëpërmendura se ligji për media që tani nxirret para opinionit është shkruar në një atmosferë tjetër, për dallim nga ligjet e mëparshme, që janë përgatitur me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të palëve të interesuara:

“Në tërësi është përgaritur nga qeveria, dhe si koncept përfundimtar dhe i mbyllur sot i ofrohet publikut për komentim” (Gazetarët kërkojnë debat të hapur për ligjin për media).

Protesta e shoqatave është paraqitur si i pakuptimtë dhe pa qëllim të qartë, dhe në tërësi injorohet çështja kyçe: Pse shoqatat e gazetarëve kyçen në proces konsultativ pasi propozim-ligji është gati?

Si e treta, përcillet një deklaratë e pabazuar në fakte, e pambështetur në asnjë burim, se:

“Për dallim prej tyre, Asociacioni maqedonas i gazetarëve (AMG) plotësisht e përkrah këtë zgjidhje ligjore dhe paralajmëroi se do të marrë pjesë në miratimin e tij”.

Disa paragrafe më poshtë, publikohet një deklaratë krejtësisht tjetër, nga e cila mund të konstatohet se nuk është e saktë se ”AMG-ja plotësisht e përkrah këtë zgjidhje ligjore”:

“Asociacioni maqedonas i gazetarëve, nga ana tjetër, kërkon që në vend të KRD, të formohet Agjencia për dhënien e licencave për media elektronike me qëllim të vendosjes së standardeve të caktuara”.

Në fund, në artikullin “Ligji për media është jashtëzakonisht i mirë!” ka edhe shumë kritika për ligjin “jashtëzakonisht të mirë”. Përveç kritikës së ashpër për mënyrën e financimit të RTM-së (“RTVM-ja përsëri do të thithë para nga ‘tre nëna’“), në artikull është dhënë edhe ky propozim:

“Nevojiten ndryshime edhe në dispozitat ndëshkimore, për shkak se dënimet e ulëta në rast të shkeljes së ligjit lënë hapësirë që shpesh herë ligji të mos respektohet”.

E sa i përket asaj se sa të “ulëta” janë dënimet, mund të shihet në vetë propozim-ligjin, i cili parashesh “Gjobë në vlerë prej 2-3% të të ardhurave të përgjithshme të personit juridikt” për 60 arsye dhe “gjobë në vlerë prej 1000 deri në 3000 euro në kundërvlerë në denarë… për personin përgjegjës në personin juridik dhe për tregtarin e pavarur”. Gjobë në vlerë prej 2% nga të ardhurat e përgjithshme vjetore të personit juridik është paraparë edhe në rast kur personi juridik ”nuk publikon njoftime ose deklarata zyrtare nga organet dhe trupat kompetentе shtetërore” edhe për 25 shkaqe të tjera.

A është Maqedonia vendi i vetëm evropian që nuk ka ligj për media?

Raportimi joetik në lidhje me “ligjin për media” vazhdoi edhe në kontributin televiziv “AGM-ja e përkrahi Ligjin për media dhe u kyç në bisedime me qeverinë”. Në kontribut thuhet se:

“Asociacioni maqedonas i gazetarëve e përkraj ligjin për shkak se Maqedonia është vendi i vetëm evropian që nuk ka ligj për media”.

Deklarata e këtillë i atribuohet AGM-së, dhe aspak nuk problematiozohet, edhe pse është absolutisht i pasaktë. Në fakt, ekzitojnë vetëm disa anëtare të BE-së ku ka ligje unitare të cilat i përfshijnë edhe transmetuesit edhe mediat e shtypura dhe publikimet e tyre elektronike.

Megjithatë, më simptomatike në kontributin televiziv është ajo se aspak nuk është transkibuar deklarata konfuze e ministrit Ivanovski, sa i përket propozimeve të AGM-së:

“Ministri Ivanovski konsideron se propozimet e AGM-së kanë qenë bazë e mirë për përmirësimin e mëtutjeshëm të tekstit të Ligjit: ‘Kjo që sot e potencoi Asociacioni maqedonas i gazetarëve, kjo është për atë moment kur futet censura, ne dëshirojmë të sqarojmë se propozimi i tyre është pranuar, që të precizohet më mirë, për shkak se edhe ideja jonë ishte ajo që, Konventa për të drejtat e njeriut, që pasqyrohet në këtë parim, për punën e tyre, dhe propozimi i tyre ishte në interes të të gjitha palëve, që të jetë më i qartë, më preciz’”.

Ministri Ivanovski dha një deklaratë konfuze ku tha se AGM-ja ka reaguar “për atë moment kur futet censura “, ndërsa gazetari nuk e parashtroi pyetjen: Si ka mundëi që me ligj të futet censura, kur sipas nenit 16 të Kushtetutës “Censura është e ndaluar?“

Por, edhe deklaratat ministrore që e përmendin rrezikun nga futja e censurës me ligj, nuk i shqetëson gazetarët proqeveritarë, të cilët e pëkrahin ligjin për media. Menjëherë pas deklaratës momentin “kur futet censura”, media keqpërdoret për të sulm diskreditues mbi SHGM-në si „аsociacion që është krijuar nga LSDM-ja dhe pa përjashtiim i ndjek qëndrimet e tyre publike…”


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: http://macedonia.usaid.gov dhe faqen e USAID-it në Facebook: http://www.facebook.com/USAIDMacedonia.

Поврзани натписи