Мени

Projekti Londër – kinematografia përdor softuer me kod të hapur

Projekti Londër është një film aksioni i metrazhit të gjatë në produksion të pavarur, thuajse pa buxhet, me efekte vizuele pitoreske dhe intenzive, si dhe animacione të krijuara me softuerin me kod të hapur Blender (dhe softuer tjetër tradicional) dhe me ndihmën e rreth 250 vullnetarëve nga mbarë bota.

Filmat e bazuar në softuer me kod të hapur (që njihen edhe si filma me përmbajtje të hapur/pa pagesë) janë filma që prodhohen dhe distribuohen me ndihmën e metodologjive për softuer të lirë me kod të hapur.

Arizona_Four_RobotsNë film, jashtëtokësorët e popullojnë Tokën pas ikjes nga planeti i tyre që po vdes. Komanda e përbashkët – një organizatë ushtarake e përbërë nga njerëz dhe “nalardianë” udhëheq me popullatën me një grusht të hekurt, ndërsa kundërshtar i vetëm i saj është lëvizja e rezistencës, e njohur si Nëntoka e Londrës. Tingëllon si skenar nga ndonjë bllokbaster i Holivudit, ndërsa filmi thuajse nuk ka buxhet fare. Projekti Londër përmban mbi 780 efekte të gjeneruara me kompjuter që i gjallëron sekuencat me aksione, rrethinë futuristike dhe robotë të mëdhenj luftarakë – me ndihmën e softuerit me kod të hapur. Në vend të blerjes së licencave softuerike dhe punësimit të kuadrit, projekti “anti-holivudian” u mbështet në softuerin me kod të hapur Blender dhe artistë vullnetarë. Disa janë nga SHBA-të dhe Kanada, të tjerët nga Evropa, ndërsa njëri madje nga Malezia.

Në vitin 2009, Hjubert dhe producentët ekzekutivë Nejtan dhe Fill Mekkoj i inçizuan sekuencat me aksione thuajse pa asnjë harxhim. Pasuan mijëra orë postproduksion dhe, siç zhvillohej filmi, ashtu u zhvillua edhe komuniteti i Blenderit.

Burimi: Wired.co.uk “Project London: Filmmaking goes open-source”
            http://projectlondonmovie.com/

Поврзани натписи