Мени

Promovimi i butonit për qasje të hapur

Sot do të lëshorhet në përdorim Butoni për qasje të hapur, që është një vegël për shënim të artikujve në shfletuesin e internetit dhe që u mundëson shfrytëzuesve t’i paraqesin rastet kur do të hasin në ndonjë ueb-faqe me sistem për pagesë të artikujve akademikë dhe t’i gjejnë versionet identike të atyre artikujve, por me qasje të hapur.

Butoni e krijuan studentët Dejvid Keroll dhe Xhosef Mekartur, ndërsa u promovua në “Konferencën për studentë dhe punëtorë të rinj shkencorë – Berlin 11″.

Fragment nga njoftimi për shtyp:

Butoni për qasje të hapur është vegël në kuadër të shfletuesit të internetit që shfrytëzuesve u mundëson të evidentojnë kur nuk u lejohet qasje në ndonjë hulumtim, e pastaj të qasje alternative deri te hulumtimi. Çdo herë kur ndonjë shftytëzues do të hasë në sistem me pagesë, thjesht do të klikojë në butonin në shiritin e tij të artikujve të shënuar (bookmarks), pastaj e plotëson një dritare-dialog, dhe rasti i paraqitur do të shtohet në hartë, së bashku me rastet e paraqitura nga shfrytëzuesit e tjerë. Pastaj, shfrytëzuesit i jepet një link për të kërkuar qasje të lirë deri te hulumtimi, duke shfrytëzuar resurse si Google Scholar. Iniciativa për Butonin për qasje të hapur shpreson se do të krijojë një hartë nga e gjithë bota që do ta tregojë ndikimin e qasjes së refuzuar mbi hulumtimin.

Krijuesit t butoni njoftuan se planifikojnë t’i publikojnë të dhënat e mbledhura me ndihmën e Butoni për qasje të hapur nën licencën CC0.

Burimi: creativecommons.org „Launch of the Open Access Button“ 18 nëntor 2013.

 

Поврзани натписи