Мени

Pse mediat i injorojnë problemet e personave me pengesa? (2)

Shkruan: Zharko Trajanoski, magjistër për të drejtat e njeriut

analiza-zosto-mediumite-gi-ignoriraat-problemite-na-licata-so-poprecenost-2

Teleferiku i Shkupit | Foto: Metamorfozis

“Mundësoni që të dëgjohet zëri i të pazëshmëve…” (Kodi i gazetarëve)

analizën paraprake me titull të njëjtë theksuam se sfidë e veçantë etike për gazetarët është përdorimi i termeve respektuese për njerëzit me pengesa, për shkak se gjuha jorespektuese mund të shkaktojë ndjenjë të përjashtimit. Por, kompleksiteti i terminologjisë nuk është arsyeja e vetme se pse gazetarët nuk mundësojnë që të dëgjohet zëri i njerëzve me pengesa.

Injorimi mediatik është formë e diskriminimit

“Mediat duhet të raportojnë për shembuj të qëndrimit jo të drejtë ndaj fëmijëve dhe të rriturve me pengesa” (Bëhet fjalë për mundësi).

Mediat shumë shpesh i injorojnë kërkesat e personave me pengesa. Shembull më i fundit është kërkesa për zbatim më të shpejtë të Konventës për të drejtat e personave me invaliditet, e cila është e injoruar nga numri më i madh i mediave. Konventa për të drejtat e personave me invaliditet është përkthim zyrtar (në maqedonisht) i The Convention on the Rights of Persons with Disabilities e cila nga ana e UNICEF-it u përkthye si Konventa për të drejtat e personave me pengesa.

Pavarësisht nga dallimet në përkthim, kjo Konventë imponon edhe aktivitete për ngritjen e vetëdijes, pengimin e stereotipeve, paragjykimeve dhe praktikave të dëmshme, zhvillimin e perceptimeve pozitive, si dhe:

“Nxitjen e të gjitha organeve të mediave, t’i portretizojnë personat me pengesa në mënyrë që është konsekuente me qëllimin e kësaj Konvente”.

Mirëpo, pjesa më e madhe e mediave vazhdojnë t’i injorojnë organizatat e personave me pengesa kur i referohen kësaj Konvente, të ratifikuar në dhjetor të vitit 2011 (Kuvendi e ratifikoi Konventën për të drejtat e personave me invaliditet). Për shembull, tribuna për pjesëmarrje të qytetarëve me hendikep në procesin zgjedhor – “EDHE VOTA IME NUMËROHET”, ku ”flitej edhe për Konventën për të drejtat e personave me hendikep dhe si e interpreton këtë legjislacioni zgjedhor”.

Gazetarët kanë obligim etik t’i përforcojnë kërkesat e njerëzve që janë të margjinalizuar dhe të diskriminuar, e jo t’i injorojnë ato.

analiza-zosto-mediumite-gi-ignoriraat-problemite-na-licata-so-poprecenost-2-2

                                                   Teleferiku i Shkupit | Foto: Metamorfozis

Liria e të shprehurit të njerëzve me pengesa

Sipas Konventës për persona me pengesa (neni 21) vendet nënshkruese kanë për obligim t’i ndërmarrin të gjitha masat adekuate me qëllim që të sigurojnë që personat me pengesa të mund ta realizojnë të drejtën e lirisë së të shprehurit dhe të menduarit, veçanërisht të lirisë që të kërkojnë, të marrin dhe të dorëzojnë informata dhe ide në baza të njëjta me të tjerët, si dhe nëpërmjet të gjitha formave të komunikimit, sipas zgjedhjes së tyre.

Mediat duhet vazhdimisht ta përkujtojnë shtetin për obligimet që i ka marrë, që përfshijnë sigurimin e informatave të dedikuara për publikun e personave me pengesa (informim me kohë dhe pa harxhime plotësuese në format të përshtatshëm dhe teknologji përkatëse për çdo lloj të pengesës), miratimin, promovimin, pranimin dhe lehtësimin e shfrytëzimit të gjuhëve me shenja (alfabeti i Brajit, komunikimi augmentativ dhe alternativ, si dhe mjete, modele dhe forma të tjera të përshtatshme për komunikim, sipas zgjedhjes së personave me pengesa), etj.

Poashtu, shteti duhet t’i inkurajojë mediat masive, duke i përfshirë edhe ofruesit e internetit, që shërbimet e tyre t’i bëjnë të qasshme për personat me pengesa.

Mediat kanë rast të shkëlqyeshëm të kyçen në fushatën për inkluzion digjital, e cila zbatohet nga ana e shoqatës “Hapni dritaret”. Shembuj pozitivë janë intervista me përfaqësuesit e shoqatës “Hapni dritaret” në Kanal 5 dhe në МTV, me ç’rast u promovuan edhe mjete konkrete (teknologjia kompjuterike asistive).

Për fat të keq, shumë pak media raportuan për tryezën e rrumbullakët që u mbajt në temën “Inkluzioni digjital në Maqedoni”, ku përfaqësuesja e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë informoi për rezultatet e Strategjisë nacional për e-përfshirje (2011 – 2014).

Në tryezën e rrumbullakët, si projekt më i rëndësishëm i “Strategjisë nacionale për e-përfshirje” u prezantua sintetizatori i të folurit në gjuhën maqedonase, softuer ky i cili:

“paraqet vegël të rëndësishme për personat e verbër dhe personat me shikim të dëmtuar, e cila përmbajtjet elektronike në gjuhën maqedonase, i shndërron në të folur audio”.

Informata se:

“Versioni i parë i softuerit tashmë është përgatitur dhe do të jetë në dispozicion për të gjithë personat e verbër në Republikën e Maqedonisë”, mund të jetë shtytje plotësuese për gazetari hulumtuese.

Sidoqoftë, gazetarët nuk e përmbushën obligimin e tyre etik që të hulumtojnë dhe të raportojnë për premtimet e parealizuara nga “Strategjia nacionale për e-përfshirje”.

Mediat dhe gazetarët si bashkëluftëtarë

Mediat dhe gazetarët mund t’u ndihmojnë shumë personave me pengesa në luftën e tyre për të drejtat e njeriut, veçanërisht nëse kanë njohuri për atë se si zbatohen ligjet, programet dhe strategjitë ekzistuese, siç është “Strategjia nacionale për barazimin e të drejtave të personave me invaliditet 2010-2018”.

Që të sigurojnë informata për të gjithë pjesëtarët e komunitetit, e jo vetëm për ata që janë shumicë, është e domosdoshme që mediat ta afirmojnë dallimin nëpër redaksi, duke punësuar edhe gazetarë/e me pengesa. Duhet të bëhet edhe përshtatja e përmbajtjeve mediale që ato të vihen në dispozicion edhe për personat me pengesa.

Poashtu, duhet që të gjithë gazetarët të trajnohen që ta kuptojnë konceptin e aftësive të kufizuara, si të raportojnë në mënyrë etike për njerëzit me pengesa, si t’i tejkalojnë paragjykimet dhe stereotipet negative ndaj njerëzve me pengesa. Për shembull, stereotipi negativ se njerëzit me pengesa janë aseksualë është shkaktuar me tekstet “A kanë të drejtë për dashuri apo vetëm për kujdes?” dhe “Seksi dhe invaliditeti”. Nuk është vetëm 3 dhjetori dita mediale e personave me pengesa, por edhe ditët e tjera të vitit.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: http://macedonia.usaid.gov dhe faqen e USAID-it në Facebook: www.facebook.com/USAIDMacedonia.

Burimi: mediumi.kauza.mk „Зошто медиумите ги игнорираат проблемите на лицата со попреченост? (2)“

Поврзани натписи